Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LIVÁND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Lavandula) Gjysmëshkurre shumëvjeçare, me degë të shumta e të thjeshta, me gjethe vezake ose edhe të zgjatura si heshtë, që bën lule të kaltra me erë të mirë, që përdoret për vajra eterike, qetësim, parfumeri dhe si bimë shëruese; trumzë e butë. Vaj livande. Erë livande.
2. Vaj me erë të këndshme, që nxirret nga lulet e kësaj bime dhe që përpunohet e përdoret për t'u lyer ose për t'ia hedhur diçkaje; parfum. Lyhet me livandë.
3. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje të kësaj bime. Livanda e zakonshme (lat. Lavandula angustifolia) lloj livande, që lulëzon me lule vjollcë të zbehta deri të errëta, me gjethe të holla, të ngushta, me ngjyrë gri në jeshile, me aromë më të pastër se llojet e tjera, që përdoret në aromaterapi për efektet qetësuese. Livanda iberike (lat. Lavandula stoechas) lloj livande, me lule në formë spirale të dendura, të errëta, zakonisht me gjetheza të gjata ngjyrë vjollcë në majë, që rrinë si kapelë, me gjethe me ngjyrë gri në jeshile, të ngushta dhe të zbehta, me aromë të fortë, e të ashpër, që përdoret në vajra esencialë, por edhe si bimë e kultivuar për estetikë në kopshte; livanda me kapelë. Livanda gjethegjerë (lat. Lavandula latifolia) lloj livande, me gjethe më të gjera se llojet e tjera, me lule me ngjyrë vjollcë të zbehtë, me aromë shumë më të fortë si të kamfurit, që përdoret industrialisht për vajra esenciale, balsame etj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë