Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DUHÁN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. bot. (lat. Nicotiana tabacum) Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të trashë e të lartë dhe me gjethe të gjera, të cilat përmbajnë nikotinë dhe kanë shije të hidhur. Duhan i shkurtër (i gjatë).Duhan i bardhë. Duhan gërxhall.Duhan gjethemadh (gjethevogël). Duhan vjeshtak. Duhan vendi. Duhan plepi (bot.) lloj duhani që e ka gjethen si të plepit. Gjethe (lule, kërcell farë, rasat) duhani. Lehe duhani. Llojet e duhaneve. Vrugu i duhanit. Hiri i duhanit. Brumbulli (buburreci) i duhanit (zool.).
2. Gjethe të kësaj bime, të thara e të grira hollë, që përdoren për të bërë cigare ose për t'u pirë me llullë. Duhan i fortë (i butë). Duhan i keq. Duhan i tharë (i grirë, i pagrirë). Duhan çibuku. Kuti (qese) duhani. Tym duhani. Përpunimi (fermentimi) i duhanit. Vargje (dengje) me duhan. Than (grin) duhan. E mësoi duhanin filloi të pijë duhan. Pi duhan. E la duhanin nuk pi më duhan. Ndalohet duhani! Duhan i egër (lat. Hyoscyamus niger) madërgonë. Zjarri i duhanit (zjarri i egër) (bot.). Duhani ka lënë në baltë gomarin. (fj. u.). Duhani është i keq për shtëpi e shëndet. (fj. u.). Kush pi duhan në të ri, pendohet në pleqëri. (fj. u.).
3. bised. Cigare. Tavëll duhani. Dredh (ndez) një duhan. U dha nga një duhan.
♦ Në *lëmë të duhanit. E var (e vjerr) në *qese të duhanit (dikë).
FLETËVÓGËL mb. Gjethevogël; kund. fletëmadh. Borzilok fletëvogël.
FRÁSH/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. bot. (lat. Fraxinus excelsior) Dru ose shkurre pylli me gjethe të gjata e të dhëmbëzuara dhe me degë të trasha, që e ka lëndën të bardhë, të fortë e pa nyja dhe përdoret për të bërë vegla të ndryshme ose për zjarr. Sfurk (heshtë) frashri.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që tregojnë lloje të ndryshme frashrash. Frashër i argjendtë (lat. Fraxinus argentea). Frashër i blertë (lat. Fraxinus viridis). Frashër i butë (lat. Fraxinus ornus, Ornus europaea). Frashër gjethegjerë (lat. Fraxinus latifolia, F. oregona). Frashër gjethevogël (lat. Fraxinus excelsior vera). Frashër i kuq (lat. Fraxinus pubescens, F. lanceolata, F. pennsylvanica). Frashër mali (lat. Fraxinus montana). Frashër i zi (lat. Fraxinus nigra, F. sambucifolia).
GJÉTHE fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “gjethe”, “me gjethe...”, “që i ka gjethet si...” (p. sh.: gjethedendur, gjethegjerë, gjethemadh, gjethengushtë, gjethenjomë, gjetherrallë, gjethetharë, gjethevogël etj.).
GJETHEMÁDH,~E mb. Që i ka gjethet të mëdha; fletëmadh; kund. gjethevogël. Shelg gjethemadh.
✱Sin.: llapëmadh, llapan, llapush.
GJETHEVÓGËL mb. Që i ka gjethet të vogla, me gjethe të vogla, fletëvogël; kund. gjethemadh. Duhan gjethevogël. Bli gjethevogël.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë