Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZGJER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka të gjerë a më të gjerë, e hap a e shtrij më shumë; kund. ngushtoj. E zgjeroi vrimën. Zgjeruan rrugën (kanalin). Zgjeroi dritaren. Zgjeroi fustanin (fundin). Zgjeron enët e gjakut. - Mos e zgjero më!
2. Shtrij në një sipërfaqe më të madhe, hap më shumë; zmadhoj; kund. ngushtoj. Zgjeroi shtëpinë (oborrin, kopshtin). Zgjerojnë tokën e mbjellë (sipërfaqen e tokës së punueshme). Kur ulliri është rritur, e zgjerojmë vendin edhe ca rreth rrëzës së tij. E zgjeruan fabrikën (repartin). Zgjeruan zonën e luftimeve.
3. fig. Përhap a shtrij në një rreth më të gjerë, e bëj më të përgjithshëm a më të plotë; përfshij në të një numër më të madh. Zgjeron fushën e veprimit (e veprimtarisë). Zgjeruan ndihmën (përkrahjen, bashkëpunimin, marrëdhëniet). Zgjeron mundësitë. Zgjeruan lëvizjen sportive. E ka zgjeruar luftën (konfliktin). Zgjeruan grevën (demonstratën). Zgjeroj ndikimin (ndihmën, përkrahjen).
4. E bëj më të plotë e më të gjithanshëm, e mbush a e shtoj me diçka të re; e trajtoj diçka më gjerë e më me hollësi; e rrit. Zgjeron njohuritë (dituritë, horizontin). Zgjeron tematikën. E zgjeroi veprën. Zgjeron prodhimin. Mund t’i zgjerojë provat e hetimit gjyqësor. Do të zgjerojmë sferën e përdorimit.
✱Sin.: zmadhoj, shtrij, përhap, gjeroj, hap, labërgoj, rris, mbush, liroj, shtoj.
♦ I zgjeroj *rrezen (diçkaje).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë