Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJERMANÍSHT/E,~JA f. 1. Gjuhë e familjes indoevropiane, që flitet nga gjermanët; gjuhë zyrtare e Gjermanisë dhe e Austrisë dhe një nga gjuhët zyrtare të Zvicrës. Gramatika e gjermanishtes. Flet gjermanishten. Mësonte gjermanishten për disa orë në ditë. Gjermanishte e epërme dialekt i gjermanishtes që përdoret në Jugun e Gjermanisë dhe në Zvicër, Austri, Lihtenshtajn, Tirolin e Jugut (Itali) dhe Alsasë (Francë). Gjermanishte e poshtme dialekt i gjermanishtes që përdoret në Veriun e Gjermanisë, në Danimarkë dhe në Holandë.
2. Lëndë mësimore e kësaj gjuhe; tekst mësimor i kësaj lënde. Ora e gjermanishtes. Testi i gjermanishtes.
3. Mësimdhënës i gjermanishtes. Pedagog i gjermanishtes.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë