Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJERMANÍSHT ndajf. Në gjuhën gjermane. Flet gjermanisht. Fjalor shqip-gjermanisht.
GJERMANISHTFÓLËS,~E mb. Që flet gjermanisht. Shtypi gjermanishtfolës. Bota gjermanishtfolëse.
GJERMANISHTFÓLËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që flet gjermanisht. Është një gjermanishtfolës shumë i mirë.
GJERMANISHTFÓLËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që flet gjermanisht. Gjermanishtfolëse me shumë gjuhë të huaja.
GJERMANOFÓN,~E mb. Që flet gjermanisht; gjermanishtfolës. Vend gjermanofon. Metodologji gjermanofone.
GJERMÁNÇE ndajf., bised. Gjermanisht. I referohet gjithnjë gjermançe.
KUPT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. edhe jokal. Jam i aftë të kap diçka me forcën e mendjes a të logjikës; arrij ta marr vesh atë që thotë dikush ose përmbajtjen a domethënien e fjalëve, qëllimin e tij etj. Kuptoj, nuk jam budalla. Mezi e kuptoi (qëllimin). Ai nuk e kupton dot idenë kryesore.
2. Kam një mendim a një pikëpamje të caktuar për dikë a diçka. Kështu e kuptonte ai jetën.
3. edhe jokal. Marr vesh, por jo plotësisht a gjithçka; marr vesh çfarë thotë dikush, por nuk di të flas mirë atë gjuhë; kam njohuri për diçka, por në përgjithësi. Kuptoj anglisht (gjermanisht), por nuk e flas atë gjuhë.
LEX/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Njoh shkronjat dhe kuptimin e fjalëve të shkruara në letër a diku tjetër, duke i shqiptuar me zë ose duke i përshkuar me mend. Lexoj letrën. Lexoj librin (gazetën, revistën). Lexoj bukur (rrjedhshëm, shpejt, ngadalë, keq). Lexoj fjalë për fjalë. Di të shkruajë e të lexojë.
2. Ndjek me sy shenjat e ndryshme të diçkaje të shkruar, arrij t’i kuptoj a t’i zbërthej ato dhe i shqiptoj me zë a i riprodhoj me mend fjalët me të cilat emërtohen; jam i aftë të kuptoj diçka të shkruar, di, mund të kuptoj ç’shkruhet. Lexoj numrat. Lexon notat muzikore. E lexon hartën gjeografike. Lexoj (një skicë, një projekt). Lexoj sahatin e ujit (termometrin). Lexoj një njoftim të shifruar. Lexon frëngjisht (gjermanisht). Lexon në dy (tri) gjuhë.
3. Njihem me përmbajtjen e diçkaje të shkruar; ndjek rregullisht një botim periodik, veprat e një autori etj. Lexon rregullisht gazetën (revistën, periodikun etj.). Lexon shumë romane. E lexon me ëndje atë autor.
4. Mbaj me gojë përpara dëgjuesve një ligjëratë, një referat a kumtesë. Lexoi referatin (kumtesën). Lexoi fjalën përshëndetëse. Lexoi fjalimin që kishte përgatitur.
5. fig. Arrij të kuptoj gjendjen shpirtërore, mendimet, qëllimet a dëshirat e dikujt sipas shprehjes së fytyrës ose shenjave të tjera të jashtme; depërtoj në mendimet dhe ndjenjat e fshehta të dikujt. I lexon mendimet (dëshirat) në sy (në fytyrë). Di të lexojë në zemrat e njerëzve. Lexoj në mes të radhëve (të rreshtave) arrij të kuptoj diçka që është nënkuptuar.
✱Sin.: lëçis, këndoj, zgjedh, shkoqis, zbërthej, ligjëroj, kuptoj, kap, depërtoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë