Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DREDHÚJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Gjeratore.
PËSHTJÉLLC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gjeratore uji.
2. Pështjellc.
3. Dredhkë; lulja e gurit. Pështjellca e gardhit.
SHTÍLLET jovep., SHTOLL (u), SHTJELLË 1. vetv. Shtrihet, hapet, çmbështillet (për diçka të mbështjellë a të mbledhur); kund. mbështillet. Gjarpri mblidhet kulaç e shtillet përpjetë. Shtillej vallja.
2. vetv. Lëviz duke u rrotulluar si një shtjellë, vjen rrotull si vorbull. Shtillet uji në gjeratore. Shtillet tymi.
3. fig., vetv. Zhvillohet shkallë-shkallë, rrjedh; shtjellohet. Shtillej kënga. Shtillej tregimi i gjyshes.
4. pës. e SHTJELL.
SHTJÉLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhvillimi a shtjellimi i diçkaje; rrjedhë. Në shtjellë të historisë (të ngjarjeve).
2. Rrymë uji që rrotullohet me shpejtësi në lumë, në liqen etj., duke formuar një si hinkë aty ku rrjedha ndesh në një pengesë ose aty ku ndeshen dy rrjedha të kundërta; vendi ku formohet një rrymë e tillë uji, vorbull, gjeratore. Shtjellat e lumit. E thithi shtjella. U mbyt (humbi) në shtjellë.
3. Erë e fortë që sillet rrotull dhe ngrihet përpjetë si hinkë, duke marrë me vete pluhur, gjethe e sende të tjera të lehta, shakullinë, dredhë; lëvizje shakullore e diçkaje. Shtjellë ere. Shtjellat e ajrit. Shtjellë pluhuri.
4. fig. Valë e rrëmbyeshme punësh a ngjarjesh të tjera që e përfshijnë njeriun në vorbullën e tyre, diçka që të rrëmben në rrjedhën e saj të shpejtë; diçka që lëviz e që zhvillohet me shpejtësi; vorbull. Shtjella e punëve (e ngjarjeve). Shtjella e jetës (e luftës).
VÓRBULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rrymë rrotulluese dhe e rrëmbyeshme e ujit në lumë, në liqen etj., që ndodh zakonisht në vendin ku takohen rrjedha të ndryshme dhe merr trajtën e një hinke; vendi ku formohet një rrymë e tillë uji; gjeratore, gjir. Vorbull e thellë (e madhe). Vorbull uji. Vorbulla e lumit. E rrëmbeu vorbulla. Humbi në vorbull. Lumi kishe shumë vorbulla.
2. Shtjellë e rrëmbyeshme e erës, që ngrihet përpjetë si hinkë dhe merr me vete pluhur, lëmishte, shkarpa etj.; lëvizje qarkore e diçkaje. Vorbull ere. Vorbull tymi (pluhuri, dëbore).
3. fig. Valë e rrëmbyeshme punësh, përpjekjesh, gëzimesh, shqetësimesh etj., që të pushton e të merr me vete. Vorbull gëzimesh. Vorbulla e mendimeve. Vorbulla e jetës. Vorbulla e ngjarjeve. Vorbulla e telasheve.
✱Sin.: gjeratore, gjir, shtjellë, rrufull, thith, shakullinë, shakullore, dredhë, dredhule, fugë.
VORBULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT edhe fig. Vorbull, vorbullnajë. Vorbullimat e lumit. Lumi kishte shumë vorbullima. Vorbullimat e jetës. Ka kaluar shumë vorbullima.
✱Sin.: gjeratore, qerthull, vorbull, shtjellë, fugë, gurrmi, thithëse.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë