Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjembor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CIFUR

CIFÚR,~I m. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Picris) Bimë barishtore një- a dyvjeçare, me kërcell gjembor deri 90 cm të lartë, me gjethegjata dhe me luleverdhambushen me push kur zënë farë; bresa e egër.

FERRACAK

FERRACÁK,~E mb. 1.është me gjemba, që ka ferra. Preu disa shkurre ferracake.
2. fig., bised. Që nuk të shqitet, që të bëhet ferrë. Njeri ferracak.
Sin.: ferrës, gjembor.

FERRËS

FÉRRËS,~E mb. është me gjemba; që ka ferra, ferracak. Shkurre (bimë) ferrëse.
Sin.: ferracak, gjembor.

GJEMBASH

GJEMBÁSH,~E mb. Që ka gjemba, me gjemba. Bimë gjembashe.
Sin.: gjembak, gjembaç, gjembor.

GJEMBAÇ
GJEMBOR

GJEMBÓR, ~E mb. 1. bot. Që ka gjemba, me gjemba. Shkurre gjembore. Kërcell gjembor.
2.është mbuluar me ferra e me gjemba. Vend gjembor.
3. Që ka trajtën e një gjembi, që është si gjemb. Zgjatime gjembore.
Sin.: gjembaç, gjembak, gjembash, i gjembtë.

GJEMBTË

GJÉMBTË (i, e) mb., kopsht. Që ka gjemba; gjembor. Dardhë e gjembtë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.