Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjashtëmbëdhjetë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DAMË

DÁM/Ë,~AI f. Lojë me dy veta, me nga gjashtëmbëdhjetë gurë, që i lëvizin mbi një pllakë si fusha e shahut; pllaka dhe gurët për këtë lojë. Gurët e damës. Tabela e damës. Luajnë damë. Bleu një damë.

FASHIKULL

FASHÍKU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. shtypshkr. Pjesë libri a reviste, që përbëhet nga disa fletë (katër, tetë, gjashtëmbëdhjetë) me palosjepërbashkët. Lexoi fashikullin e parë. Libër me tetë fashikuj. Lidhte fashikujt.
2. Secila nga pjesët e një vepre, që botohet pjesë-pjesëlibravegjël ose si broshura. Botimdisa fashikuj.

GJASHTËMBËDHJETË

GJASHTËMBËDHJÉT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Një nga gjashtëmbëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë.

GJASHTËMBËDHJETË

GJÁSHTËMBËDHJÉT/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) Ai që vjenvendin e gjashtëmbëdhjetë në një varg, në një radhë, në një renditje a në një klasifikim. Është i gjashtëmbëdhjetilistë. Doli i gjashtëmbëdhjeti.

GJASHTËMBËDHJETËRROKËSH

GJASHTËMBËDHJETËRRÓKËSH,~I m. sh. ~A, ~AT Varg që ka gjashtëmbëdhjetë rrokje. Përdorimi i gjashtëmbëdhjetërrokëshit. Vjershëgjashtëmbëdhjetërrokësha.

GJASHTËMBËDHJETËSHE

GJASHTËMBËDHJÉTËSH/E,~JA f., sport. Vijëfushën e futbollit gjashtëmbëdhjetë metra larg nga porta; pjesë e fushësfutbollit brenda kësaj vije. E rrëzoi brenda gjashtëmbëdhjetëshes.

GJASHTËMBËDHJETËVJETOR

GJASHTËMBËDHJETËVJETÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Përvjetori i gjashtëmbëdhjetë i një ngjarjejeshënuar ose i lindjes a i vdekjes së një njeriushquar; veprimtariazhvillohet për të përkujtuar këtë përvjetor. E festuan gjashtëmbëdhjetëvjetorin e tij.

HYRJE

HÝRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur hyj brenda, duke lëvizur zakonishtkëmbë; kund. dalje. Hyrje e shpejtë. Vendi i hyrjes. Biletë hyrjeje.
2. Zhytjethellësidetitlumit etj.; rënia brenda diçkaje. Hyrjebaltë. Hyrje thellë deri në gju.
3. Nguljabrendësi a në thellësidiçkaje; futje. Hyrja thellë e gozhdës. Hyrja e plumbitmish. Hyrja e gjembit.
4. Depërtimi në një vend ose në hapësirë. Hyrjefshat. Hyrja e anijesujërat tona territoriale. Hyrjahapësirën shqiptare.
5. Vend i hapur, nëpërcilin hyjmë; derë, portë. Hyrje kryesore. Hyrje e fshehtë. Hyrja e shtëpisë (e ndërtesës). Hyrja e qytetit. Hyrja e kalasë (e shpellës, e tunelit). Hyrjet e stadiumit. Ndalohet hyrja.
6. Vizitë a ardhje miqsh në një shtëpi, në një shtet etj. Ka shumë hyrje ajo shtëpi. Vizë hyrjeje.
7. Studim a parashikim i shkurtërkrye të një raporti; të një vepre letrare, shkencore etj. Hyrje e gjatë (e shkurtër). Hyrja e veprës. Është pajisur me një hyrje.
8. fin.hollat që fitohen ose të ardhuratfutenbuxhet etj.; kund. dalje. Hyrjet e arkës. Hyrjet e buxhetit.
9. bised. Banesë për një familjepallate a në ndërtesa me shumë kate. Shkallë me dhjetë hyrje. Hyrja gjashtëmbëdhjetë. Mori një hyrje të re. U ndanëgjitha hyrjet.
Sin.: e hyrë, të hyrët, futje, vizitë, nisje, fillim, parathënie, derë, portë, apartament, banesë, perëndim.
Ia bëri hyrje (dikujt) shaka. bised. ia ngarkoi një barrë a ia përcolli dikujt një njeri me të cilin nuk do të merret vetë, ia la dikujtmerret me dikë a me diçka. Kam hyrje e dalje (me dikë) vemë e vijmë vazhdimisht te njëri-tjetri, e presim dhe e përcjellim njëri-tjetrin; jemi miq; hyjmë e dalim; japim e marrim.

MIKROBUS
ORË

OR/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njësi koheështë e barabartë me një të njëzetekatërtën pjesëditës e të natës dhe që ka gjashtëdhjetë minuta. Një gjysmë (një çerek) orë. Dita ka dymbëdhjetë orë. Punoj tetë orë. E bëri rrugën për gjashtë orë. Fluturon me shpejtësi tetëqind kilometra në orë. U mbush një orë. Erdhi pas dy orësh. U vonua një orë e gjysmë. Kaluan tri orë. Paguhet me orë. Kush ka një orë kohë, nuk vdes i varur. (fj.u.).
2. Kohë prej dyzetepesë ose gjashtëdhjetë minutash, gjatëcilës bëjmë diçka, pushojmë etj.; kohë e tillëpërdoret për një mësim dheshërben si njësi për të caktuar ngarkesën mësimoremësimdhënësit. Orë mësimore (ora e mësimit). Orë akademike kohë prej rreth pesëdhjetë minutash. Ora e gjuhës (e letërsisë, e historisë, e fizikës). Orë pushimi (çlodhjeje). Filloi ora e dytë. Mbaroi ora. Kemi një orë bosh (bised.). Ka shumë orë (një mësues). Jep gjashtë orë në javë.
3. astr. Njësi kohe, që përcaktohet për të llogaritur lëvizjen sipas rrotullimitTokës ose të një trupi tjetër qiellor. Orë diellore. Orë hënore. Orë astronomike kohë e përpiktë, që përcaktohet me vrojtimeveçanta, duke marrë si bazë meridianin e Grinuiçit. Ora zyrtare (ligjore) oramiratohet me ligj në një vend. Ora lokale orapërcaktohet duke matur kohën e një vendi. Ora galaktike kohë e barabartë me 9,1 vjetTokës.
4. Kohë e caktuar me numër sipas ndarjesditës a të natësdymbëdhjetë pjesë ose të ditës e të natësbashkunjëzet e katër pjesë; kohë e caktuar si cak. Sa është ora? Erdhiorën tetë. Në orën shtatëmëngjesit. Në orën dymbëdhjetënatës (në orën njëzet e katër). Në orën katër pasdite (në orën gjashtëmbëdhjetë). Në ç’orë do të shihemi? Në ç’orë fillon puna? U ngrit me dy orë natë.
5. Kohë e papërcaktuar me përpikëri, zakonisht e shkurtër, gjatëcilës ngjet diçka, kryhet një veprim etj., çast, kohë. Orë për (me) orë nga një çasttjetrin; shumë shpejt, fareshpejti. orët e paraditës (në orët e mëngjesit). Orë pas ore kohë pas kohe, herë pas here. Erdhiorët e vona. Kaluam disa orë të këndshme. Iu gjendorët më të vështira. Kishte ardhur ora e shpagimit. S’i ka ardhur ora kësaj pune. Erdhi ora e madhe. Rrinte me orë të tëra rrinte një kohë mjaftgjatë. Në atë orë erdhi edhe ai në atë çast erdhi edhe ai. I erdhi ora e fundit (ora e vdekjes) i erdhi çasti i fundit, është para vdekjes. E prisnin nga një orë në tjetrën. Ç’sjell (ç’bie) ora, s’e sjell (s’e bie) moti (viti). (fj. u.). Ç’sjell minuta s’e sjell ora (s’e sjell moti). (fj. u.). Ora punon, njeriu vrapon. (fj. u.).
6. bised. Kohë e caktuar posaçërisht për diçka; orari. Ora e pritjes. Ora e nisjes (e arritjes). Ora e pagesave.
7. Vegël e posaçme me një fushëndarëdymbëdhjetë pjesë dhe me akrepa, që punon me kurdisje, me rrymë elektrike etj. dheshërben për të matur kohën. Orë e madhe. Orë elektrike. Orë e artë (floriri). Orë dore (xhepi, muri, tryeze). Ora e qytetit. Orë me zile. Akrepat e orës. Fusha e orët. Zinxhiri (rripi) i orës. Kurdis (ngreh) orën. Më mbeti (më ngeli) ora. Ra ora (zilja e orës).
Sin.: sahat, çast, kohë, orar, orëmatës, orishtër.
M’u ora (sahati) *mot. Ra ora (sahati) (për diçka) u dha shenja e fillimitdiçkaje; erdhi koha për diçka. I bie ora (sahati) shtatë (dymbëdhjetë, tetë) (dikujt). 1. Nuk mërzitet fare; nuk shqetësohet për asgjë, nuk bëhet merak fare. 2. Qëndron gjithnjëmendimin e vet, s’luan nga e vetja. (Është) ora me dorë (ora me një) (diçka). 1. Shfaqet shpejt e mirë. 2. shih (është) dorë me një (diçka). Orë e çast (e minutë) vazhdimisht, gjithnjë, pa ndërprerje; duke u përsëritur shumë dendur; herë pas here dhe shpesh. I orësfundit libr. është dhënëkohën më të afërt, që sapo është dhënë nga dikush (për një lajm a njoftim). Orë e pa kohë herë pas here; në kohëpapërshtatshme; kur t’i teket dikujt; kohë e pa kohë. I orësparë (i orëvepara) i fillimitdiçkaje, që ka qenëballë, që ka marrë pjesë që në fillim në një veprimtari; i flaktë. Një orë (një sahat) e më parë sa më shpejt; në një kohë sa më të afërt. Ia preu orën (dikujt) e vrau; e vdiq; ia shkurtoi jetën. I vë *akrepat sipas orës (së dikujt) keq. I erdhi ora (sahati) (dikujt a diçkaje) është gati në të vdekur dikush, iu sos jeta; po merr fund diçka, po prishet a po shkatërrohet. Nuk e zë ora (sahati) (dikë a diçka) ështëmbarim e sipër, merr fundshpejti; do të vdesë shumë shpejt dikush; do të niset, do të largohetshpejti.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.