Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJAKTHÁRTË mb. Grindavec e i padurueshëm; që nuk tregohet i afërt e i përzemërt me të tjerët, i pashoqërueshëm; kund. gjakëmbël. Njeri gjakthartë.
✱Sin.: grindavec, i padurueshëm, i ashpër, gjakuthull, i vrazhdë.
GJAKÚTHULL mb. I ashpër, i vrazhdë; gjakthartë. Njeri gjakuthull.
PADURÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk ka durim të merret me diçka për një kohë të gjatë, që nuk ngulet dot në punë; që mezi pret të vijë dikush a të bëhet diçka që e dëshiron, që nuk i durohet; kund. i durueshëm. Njeri i padurueshëm. Tregohej i padurueshëm.
2. Që nuk mund të përballohet, që mezi mund të durohet; që është shumë i papëlqyeshëm a i keq; kund. i durueshëm. Vapë e padurueshme. Dhembje e padurueshme. Gjendje e padurueshme. Iu bë jeta e padurueshme.
✱Sin.: i paduruar, i padurimshëm, i pamundur, durimkrisur, i skëterrshëm, i papërqendrueshëm, i pangulët, i papërballueshëm, i papëlqyeshëm, i zijosur, i rëndë, gjakthartë, i tmerrshëm, varr.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë