Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DËRRMÍSHUR (i, e) mb. I gërvishtur, i gjakosur; i rrjepur, i zhvoshkur. Lëkurë e dërrmishur.
►GJAKÓSEM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me gjak, përgjakem. U gjakosa në këmbë. I është gjakosur plaga. Iu gjakos veshi (faqja).
2. vetv., fig. Përleshem, kacafytem, luftoj ashpër me dikë. U gjakosën keqas.
3. vetv., vet. v. III. Njolloset a përlyhet diçka me gjak, bëhet diçka me gjak, përgjaket. I qe gjakosur këmisha. Edhe flokët ishin gjakosur.
4. pës. e GJAKÓS. Gjakosem nga ferrat.
✱Sin.: përgjakem, gjakësohem, lakanisem, lakërohem, përleshem, kacafytem, njollosem, përlyhem.
GJAKÓSUR (i, e) mb. 1. Që është gjakosur; që është bërë me gjak; i përgjakur. Me trup të gjakosur. Ra në dysheme e gjakosur. I gjakosur nga këmbët e duart.
2. Që është njollosur a është përlyer me gjak; i përgjakur. Rroba të gjakosura. Flamurët vende-vende ishin të djegur e të gjakosur.
✱Sin.: i përgjakur, i gjakuar, i gjakësuar, gjakpërlyer, i lakanisur.
LËNDÚAR (i, e) mb. 1. Që është goditur e plagosur ose që është ngacmuar dhe të jep dhimbje (për një pjesë të trupit, për një plagë). Me krah të lënduar. Plagë e lënduar.
2. fig. I prekur thellë; i fyer. Me zemër të lënduar. Mbeti i lënduar.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: i goditur, gjakosur, i përgjakur, i plagosur, i ngacmuar, prekur, i brengosur, i vrarë, i ganduar, i fyer, i cenuar, zemërthyer, zemërdredhur, i sfilitur.
♦ Me *zemër (me shpirt) të lënduar
PLAGÓSUR (i, e) mb. 1. Që ka marrë plagë në trup, që është plagosur. Ushtarët e plagosur. Këmba e plagosur.
2. Që i është shkaktuar ndonjë e çarë ose është dëmtuar nga një goditje (për bimët). Pemë të plagosura.
3. fig. Që ka pësuar një fatkeqësi të madhe dhe vuan shumë shpirtërisht, që është lënduar në shpirt, i pikëlluar, i brengosur; i prekur rëndë. Nënë e plagosur. Me zemër (me shpirt) të plagosur shumë i brengosur; i lënduar rëndë.
✱Sin.: i plaguar, i plagur, i lënduar, i varruar, i shituar, i lavosur, i vrarë, i goditur, i gjakosur, i shembur, i ganduar, i shajtuar, i dërrmuar, i copëtuar, i fshikur, i çarë, i dëmtuar, i pikëlluar, i brengosur, i hidhëruar, i prekur.
♦ Me *zemër (me shpirt) të plagosur.
PËLÝRUR (i, e) mb. 1. I ndotur pak nga të përdorurit, i bërë si me lyrë, me një ngjyrë si të errët (zakonisht për rrobat me ngjyrë të çelët); pak i fëlliqur. Pantallona të pëlyrura. Me mëngë të pëlyrura.
2. I lyer me gjak. Me duar të pëlyrura.
✱Sin.: i fëlliqur, i ndotur, i përlyer, i baltur, i gjakosur.
PËRGJÁKUR (i, e) mb. 1. Që është bërë ose është lyer me gjak; që është vrarë shumë sa i ka dalë gjak, i gjakosur; i plagosur. Njerëz të përgjakur. Me këmbë (me duar) të përgjakura.
2. fig. Që ka pësuar shumë humbje në njerëz, që ka luftuar dhe ka derdhur gjak. Vendi (Atdheu) i përgjakur.
3. fig. Që ka kaluar nëpër luftëra të përgjakshme; që është shkruar me gjak. Flamur i përgjakur. Historia e përgjakur e vendit.
4. fig. I përskuqur. Re të përgjakura.
✱Sin.: i gjakosur, i skuqur, i përskuqur.
SHKRAPÍTUR (i, e) mb. Që është shkrapitur, që është goditur; i qëlluar. Fëmijë i shkrapitur me thupër.
✱Sin.: i qëlluar, i gjakosur, i sharandukur, i zhdëpur, i fshikulluar, i kopanisur.
SHKRAPÍTUR (i, e) mb. Që është shkrapitur, që është goditur; i qëlluar. Fëmijë i shkrapitur me thupër.
✱Sin.: i qëlluar, i gjakosur, i sharandukur, i zhdëpur, i fshikulluar, i kopanosur.
SHËRBELÚAR (i, e) mb. Që është shërbeluar; i lënduar; i dëmtuar (zakonisht për një pjesë trupi). Trup i shërbeluar. Dorë e shërbeluar.
✱Sin.: i gjakosur, i copëtuar, i përgjakur, i malcuar, i acaruar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë