Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjakmarrje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJAK

GJA/K,~KUII m. sh. ~QE, ~QET 1. etnogr. Armiqësi që shkaktohej ndërmjet familjeve a fiseve për shkak të një vrasjeje dhekërkontevritej një tjetër për t’i marrë hakun të vrarit (sipas zakoneve fisnore e feudale). Zakoni i gjakut. Hyningjak. Pajtuesit e gjaqeve. Ia çuan gjakun te pragu e ngatërruan në një hasmëri; ia çuankeqen te dera.
2. Rast kur duhet vrarë një pjesëtar i familjes a i fisit, me të cilin është dikusharmiqësi: Gjak i vjetër. I fali gjakun hoqi dorë nga vrasja për gjakmarrje.
3. fig. Luftë a punë e rëndë me shumë mundime e sakrifica për të arritur diçka; ajoarrihet me një luftë a punëtillë. E fituan me gjak. E ka marrë me gjak.
4. fig. Luftë a përleshje me të vrarë. Është derdhur gjak është bërë luftë e madhe e janë vrarë njerëz.
Sin.: gjakmarrje, hakmarrje, hasmëri, stërmundim, gjakderdhje.

GJAK

GJA/K,~KUIII m. 1. Afri e ngushtëvjen prej një paraardhësipërbashkët, farefisni, i afërm; etnogr. lidhje farefisnie nga ana e babait; familje. Lidhje gjaku. Njerëz të një gjaku. Jemi (biem) gjak me të. I shkon për gjak e ka në fis. Gjaku s’bëhet ujë (fj. u.).
2. fig. Prejardhje e përbashkët e njerëzve nga një popull, nga një komb. Ka gjak shqiptari. Është shqiptar prej gjaku. Bashkatdhetarët të një gjaku.
Sin.: farefis, farefisni, i afërm, prejardhje.
Është bërë gjak. 1. (diçka). Është skuqur shumë; është bërë plagë (dora, faqja etj.). 2. (dikush). I skuqin faqet nga shëndeti. U bënë gjak u bashkuan fort, u lidhën ngushtë njëri me tjetrin, u shkrinë; u bënë mish e gjak. M’u gjaku (zemra) *bozë. T’u bëftë gjak e dhjamë! ur. bëftë mirë!; t’u bëftë shëndet! M’u gjaku *lëng (armeje). M’u gjaku *mavi. M’u gjaku *petull. M’u gjak në sy shih m’u halë në sy (dikush). M’u gjaku *ujë. S’bëhet gjaku *ujë. S’bën delli gjak nuk bëjnë kurrëmira njerëzit shpirtligj e dorështrënguar. Bëri *gurin e gjakut (dikush). Bëri gjak (dikush). 1. Theri një kafshë a një shpend për kurban, kur nis një ndërtim etj. 2. Vrau a bëri një dëm të madh. E bëri gjak (diçka) shih e bëri mish e gjak (diçka). Ma bëri gjakun *lëng (armeje) (dikush a diçka). Ma bëri gjakun *ujë (dikush). S’e bëj gjakun *ujë. E bëri *mish e gjak (diçka). E bëri të përmjerë (të vjellë) gjak (dikë) mori hak me dhunë kundër dikujt, u hakmor rëndë duke e rrahur për vdekje; ia mori shpirtin (dikujt); e bëri për vdekje. I ra gjaku (dikujt) u qetësua, u shtrua, nuk është më me inat. Biegjak (me dikë) bëhem armik me dikë dhe kamdrejtëhakmerrem. Më ra (më shkoi) gjakufundkëmbëve. 1. U lodha shumë duke ecur ose duke qëndruarkëmbë. 2. U frikësova nga diçka e papritur; u tremba shumë e menjëherë, u tmerrova nga frika, ngriva; u trondita pa masë; ngriu (m’u pre) gjaku; m’u prish (m’u turbullua) gjaku; m’u ngjiz (m’u mpiks) gjaku. Më ra gjaku në sy. 1. U mundova tepër, u lodha shumë, u këputa, u rraskapita. 2. U inatosa shumë, u tërbova nga zemërimi; hipi gjaku (në fytyrë); më hipi gjakukokë (në tru). I buçet gjaku (dikujt). 1. Është i ri, i shëndetshëm e shumë i gjallë, ka forca e energjimëdha; i vlon (i zien, i gufon) gjaku. 2. Është gatishpërthejë për diçka, sa mezi e përmban veten; ka energji e vrull; ka dëshirëmadhe për të bërë diçka, do që të hidhet menjëherëveprim; i vlon (i zien, i gufon) gjaku; i flakëron gjaku; zien (vlon) përbrenda (dikush). Derdh gjak. 1. Vras a plagos rëndë dikë. 2. shih derdh gjakun (për dikë a për diçka). Derdh gjakun (për dikë a për diçka) sakrifikohem për dikë a për një çështjemadhe, vdes për dikë a për diçkashenjtë, flijohem; jap (fal) jetën. Është derdhur gjak është bërë luftë e madhe e janë vrarë njerëz; është mbrojtur me gjak diçka; janë bërë përpjekjemëdha, përleshje e sakritica për të mbrojtur ose për të fituar diçka; shkoi (rrodhi) gjaku lumë; shkoi (rrodhi) gjaku rrëke. As *dhjamë e as gjak. I etur për gjak keq. kriminel, gjakësor, që ka shpirt prej gjakatari. E fali gjakun (dikush) etnogr. hoqi dorë nga vrasja për hakmarrje, e fali gjakësin, nuk kërkon më të marrë hak. I flakëron gjaku (dikujt). 1. Zien e vlon nga zemërimi, është gatishpërthejë; iu ndez (iu avullua) gjaku; iu nxeh gjaku. 2. Është guximtar i paduruar për t’u hedhur në një rrezik, s’e përmban dot veten, s’pyet; i vlon (i zien, i gufon) gjaku; i buçet gjaku. I ftohu (i uli) gjakrat (dikush) i qetësoi njerëzitishin duke u zënë a duke u grindur ashpër me fjalë, bëri që t’u bjerë zemërimi, e qetësoi gjendjen; kund. i ndezi (i nxehu) gjakrat. Iu ftoh gjaku (dikujt). 1. I ra zemërimi, u qetësua; kund. iu ndez (iu avullua) gjaku. 2. Nuk e do më aq shumë dikë ose nuk është më aq i dhënë pas diçkaje. U ftohën (u ulën) gjakrat u qetësuan e u shtruan njerëzitishin duke u zënë a duke u grindur ashpër me fjalë, u iku zemërimi, u ra inati; u qetësua gjendja, nuk ka më aq egërsi; kund. u ndezën (u nxehën) gjakrat. Ia ka futurgjak (dikujt) ka bërë që ai ta kuptojë e ta përvetësojë mirë diçka, t’i hyjë thellëmendje a në zemër, t’i zërë vend mirë; ia bëri zakon a edukatë; e ka bërë që të dojë e të dëshirojë tepër diçka. Me gjakbutë. 1. I urtë e i shtruar, gjakbutë. 2. Shtruar, pa u nxehur e pa u acaruar; me të urtë. Me gjakftohtë. 1. I qetë, i përmbajtur, që nuk nxehet e nuk rrëmbehet, gjakftohtë; kund. me gjaknxehtë. 2. Me gjakftohtësi, duke u përmbajtur; qetësisht; me gjakqetë; kund. me gjaknxehtë. Gjaku i gjakut fëmija i fëmijës tim, që është shumë i dashur dhe i ëmbël për mua; mishi i mishit; mjalti i mjaltit. Me gjakhelmuar shumë i hidhëruar, i pikëlluar sa s’ka; me gjakprishur. Me gjak e me lak shih me lak e me gjak. Me gjakndezur me zemërimmadh, shumë i nxehur, i inatosur; i papërmbajtur; me gjaknxehtë. Me gjakngrirë me frikëmadhe a me shqetësimthellë, me tmerr (kur presim diçkakeqe a të panjohur); me zemërngrirë; me frymën pezull; si dhia thikën. Me gjaknxehtë. 1. I rrëmbyer e inatçor, që nxehet shpejt e nuk përmbahet, gjaknxehtë; kund. me gjakftohtë. 2. Me gjaknxehtësi, duke qenë shumë i inatosur; pa e përmbajtur veten, në zemërim e sipër; me gjakndezur; me kokëndezur (të nxehtë); kund. me gjak ftohtë. Gjak i pastër. 1. Kafshë e një lloji, e papërzier me llojetjera. 2. Njeri prej dere a prej fisimirë, fisnik. Me gjakprishur shumë i shqetësuar; i trembur, i frikësuar, i tronditur; me gjakturbulluar; me gjak helmuar. Me gjakqetë me gjakftohtësi, pa shqetësim, pa zemërim e pa inat; pa u ngutur, shtruar; me gjakftohtë; kund. me gjakturbulluar. Gjak i ri njeri a grup njerëzishsapo janë pranuar në një organizatë a në një shoqatë për ta përforcuar ose për ta gjallëruar atë. Me gjakturbulluar me gjaknxehtësi, me shqetësim, me zemërim a me inat; i shqetësuar; i trembur, i frikësuar, i tronditur; i mërzitur; me gjakprishur; kund. me gjakqetë. Me gjakzemrës me të gjithë forcën e pa kursyer asgjë; me përgjërim, me shpirt; me gjithë zemër; me gjithë shpirt. Ka ngrënë *bukë e gjak (dikush). Ia helmoi gjakun (dikujt) e hidhëroi shumë, e pikëlloi. Heq *gurin e gjakut. E heq gjaku (dikë) bën një veprimngjashëm me paraardhësit a sillet njëlloj me ta; janë një gjak. Kam hequr gjakun (me dikë a me diçka) më ka munduar shumë dikush a diçka, kam vuajtur shumë nga dikush a nga diçka; më ka marrë shpirtin (dikush a diçka); kam hequr zitë e ullirit (nga dikush a nga diçka); kam hequr pikën e zezë (nga dikush). I hipi gjakufytyrë (dikujt) u zemërua a u turpërua shumë sa u skuqfytyrë; u inatos keq; i hipi gjakukokë (në tru); i ra gjaku në sy. I hipi (i kërceu) gjakukokë (në tru) (dikujt) u inatos shumë e menjëherë, u zemërua shumë e nuk di se ç’bën; u tërbua; i hipi gjakufytyrë; i ra gjaku në sy; i kërcyen trutëkokë; i hynë mizat; mori zjarr (dikush); mori avull (dikush); iu koka barut; i hyri zekthi. Iu hollua gjaku (dikujt). 1. U plak e u më i ndjeshëm (ndajftohtit, ndaj një sëmundjeje, ndaj një dhembjeje shpirtërore etj.). 2. E humbi guximin, trimërinë a këmbënguljen e mëparshme. Hyjgjak (me dikë) etnogr. i vras dikë dikujt dhe ai ka të drejtëhakmerret për të. I ka hyrë (i është futur) në gjak (diçka) i është bërë dikujt pjesë e pandashme e mendimeve dhe e ndjenjave të tij, i është ngulitur mirë e i është bërë natyrë e dytë; e ka përvetësuar thellë diçka; i është rrënjosurgjak. I iku gjaku nga fytyra (dikujt) u zverdh krejtfytyrë (nga një sëmundje, nga tronditja etj.); u trondit shumë, u tmerrua, ngriu; s’i mbeti gjak (pikë gjaku) në fytyrë; u pre në fytyrë (dikush); u prishfytyrë (dikush); i iku fytyra; kund. i erdhi gjakuvend. Janë *mish e gjak. (Është) në *valëgjakut (dikush). E ka në gjak (diçka) e ka zakon, veti a ves të ngulitur thellë, nuk ia heq dot; është pjesë e pandashme e mendimeve a e ndjenjave të tij, është natyrë e dytë e tij, është edukuar në atë mënyrë. E ka gjakun *akull (dikush). E ka gjakun *të ëmbël (dikush). Ka gjakftohtë (dikush). 1. Është njeri i ftohtë, është i paafrueshëm; e ka gjakun akull; kund. ka gjakngrohtë (të ëmbël). 2. Është gjakftohtë. Ka gjakfytyrë (në faqe) (dikush) është i ndershëm, është njeri me cipë, ka sedër; preket nga diçka e turpshme; ka cipë. Ka gjak lepuri (dikush) tall. është frikacak i madh, dridhet nga frika; s’ka pikë burrërie; ka lepurinbark; i tutet hijes së vet. Ka gjakngrohtë (të ëmbël) (dikush) është njeri shumë i mirë e tërheqës, është gjakëmbël, e duangjithë; kund. ka gjakftohtë. E ka gjak në sy (dikë) shih e ka halë në sy (dikë). E ka gjakun *shpuzë (dikush). E ka gjakun në *vetullsyrit (dikush). Me *lak e me gjak. Në *lak e në gjak. E lanë me gjak (diçka) luftuan shumë për diçka, e mbrojtën duke derdhur gjak për të; vunë edhe jetënrrezik. *Lisi i gjakut etnogr. I ka lyer duart me gjak (dikush) ka vrarë, ka marrë pjesë në një a në disa vrasje; ka bërë krime. E mori (e lau) gjakun etnogr. u hakmor për një vrasjefamilje a në fis, bëri gjakmarrje. merr gjakvetull (dikush). 1. Është trim i madh; është guximtar e s’i trembet askujt e asnjë rreziku. 2. Është shumë i zoti, ia arrin çdo qëllimi; s’ia ha qeni shkopin (dikujt);shkel hijen (prapa); të ha (të qëron) të bardhën e syrit; noton në një (në dy) gisht ujë. S’i mbeti gjak (pikë gjaku) në fytyrë (dikujt) u zverdh shumë, u zbeh krejt (nga një sëmundje, nga frika etj.); u tremb pa masë, u trondit shumë; i iku gjaku nga fytyra; ndërroi fytyrë (dikush); u pre në fytyrë (dikush); i iku fytyra. S'i mbeti gjakrremba (dikujt) shih s’i mbeti gjak (pikë gjaku) në fytyrë (dikujt). Me *mish e me gjak. I ndez gjakun (dikujt) e nxit dhe e bëj që të jetë i hedhur e i papërmbajtur; i jap guxim e trimëri; i jap zemër. I ndezi (i nxehu) gjakrat (dikush) i nxiti njerëzit për ta ashpërsuar grindjen a zënien, e acaroi gjendjen më tej; kund. i ftohu (i uli, i shoi, i shtroi, i zbuti) gjakrat. Iu ndez (iu avullua) gjaku (dikujt) u inatos, u zemërua shumë, u nxeh keq; iu nxeh gjaku1; i flakëron gjaku; e mori me valë (dikush); kund. iu ftoh gjaku. U ndezën (u nxehën) gjakrat filluanzihen e të grinden keq me fjalëashpra e me gjaknxehtësi; u acarua gjendja; kund. u ftohën (u ulën, u shuan, u shtruan, u zbutën) gjakrat. ngriu (m’u prish) gjaku u frikësova nga diçka e papritur; u tremba shumë e menjëherë, u tmerrova nga frika, ngriva; u trondita pa masë; m’u prish (m’u turbullua) gjaku; më ra (më shkoi) gjakufundkëmbëve; m’u gjaku ujë; m’u gjaku mavi; m’u ngjiz (m’u mpiks) gjaku; më shkoi (më vajti, më ra) zemra te thembra1;ngau shkuma; kund. shkriu gjaku. ngriu gjakun (dikush a diçka) më trembi shumë, më futi një frikëmadhe sa më ngurosi; kund. shkriu gjakun. Iu nxeh gjaku (dikujt). 1. U zemërua keq, u inatos, e humbi gjakftohtësinë; iu ndez (iu avullua) gjaku; e mori me valë (dikush); kund. iu ftoh gjaku. 2. Iu shtuan energjitë e mori vrull, i hipi inati për të bërë diçka dhe ia hyri me të gjitha forcat. Pështyu gjak (dikush) përçm. u tremb shumë, e mori vesh se çfarë e keqe e pret; i mbushi brekët (dikush) përb. vulg. Pi *gurin e gjakut. I pi (i thith) gjakun (dikujt) e shfrytëzon pa mëshirë e deripalcë; e mundon tepër, e bën që të vuajë shumë, e sfilit për vdekje; i rrjep (i heq, i merr) lëkurën; i pi djersën. Deri në *pikën e funditgjakut. I pikon syri gjak (dikujt) e bën diçka duke u munduar shumë, lodhet jashtë mase për të arritur diçka, sfilitet. pikon (më kullon, më rrjedh) zemra gjak (për dikë a për diçka) më vjen shumë keq për dikë që ka pësuar një fatkeqësi; jam shumë i hidhëruar e i mërzitur për dikë a për diçka që ka ndodhur, e ndiej thellë dhe vuaj shumë. piqet (më ujdis) gjaku (me dikë) me puqet karakteri me dikë, duhemi, shkoj mirë me të; pjek ylli. prish (më turbullon) gjakun (dikush a diçka) më tremb shumë dikush dukethënë diçkakeqe, më trondit me një lajmhidhur ose më zemëron me fjalët a me sjelljen e tij; frikëson diçka e keqe që ka ndodhur, më shqetëson shumë diçka që nuk e prisja ose që nuk dojandodhte; trazon gjakun. Nuk e prish (nuk e çart, nuk e turbullon) gjakun (dikush) nuk trembet a nuk frikësohet nga askush e nga asgjë; nuk preket e nuk trazohet nga askush e nga asgjë, nuk pyet për çfarë ka ndodhur a për të tjerët; nuk shqetësohet e nuk mërzitet fare se u a s’u diçka, është i qetë e indiferent, i merr punët shtruar e me gjakftohtë; nuk e prish gjumin; nuk do t’ia dijë; aq i bën (dikujt); nuk çan kokën; nuk e vë ujinzjarr; s’e bën qejfin qeder; s’i djersin veshi (dikujt); nuk i hiqet asnjë ashkël (dikujt). M’u prish (m’u turbullua) gjaku u tremba a u frikësova shumë nga diçka e keqe; u shqetësova shumë, u trondita thellë; ngriu (m’u pre) gjaku; m’u gjaku ujë; më ra (më shkoi) gjakufundkëmbëve. I është rrënjosurgjak (diçka) i është ngulitur fort e në mënyrëqëndrueshme, ka zënë vend thellë, i është bërë shprehi, nuk i hiqet më; i ka hyrë (i është futur) në gjak; ka lëshuar (ka zënë, ka hedhur) rrënjë. Ia sjell gjakun në *vend (dikujt). I shkon për gjak (diçka) shih e ka për fis (dikush). Shkoi (vajti) gjaku gjer në *gju (diku). Shkojnë gjak e lak shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, hahen e zihen vazhdimisht, kanë marrëdhënie shumëacaruara; (shkojnë) si macja me miun; (shkojnë) si qeni me macen; shkojnë thikë e brisk; shkojnë majëmajë (majë e brisk); i kanë (i kanë vënë) gjilpërat majëmajë. Shkoi (rrodhi) gjaku *lumë (rrëke) (diku). shkriu gjaku u qetësova pas një shqetësimimadh, kur mora vesh se s’ka ndodhur gjë e keqe etj., më iku tronditja a frika; erdhavete; kund. më ngriu (m’u pre) gjaku. shkriu gjakun (dikush a diçka) më qetësoi pas një shqetësimimadh, ma hoqi frikën a tmerrin, ma largoi tronditjen; kund. ngriu gjakun. trazoi gjakun (dikush a diçka). 1. shih prishi (më turbulloi) gjakun (dikush a diçka). 2. futi një dyshim a drojen se a do të bëhet ajodua, më prishi qetësinë e sigurinë; futi (më shtiu) mizat. Pa u tharë gjaku (mirë) fill pas vrasjes së dikujt ose pa kaluar shumë kohë nga një luftë me shumëvrarë; pa u harruar ende një fatkeqësi e rëndë, jo larg nga një e keqe e madhesapo ka ndodhur. I ujdis gjaku (me dikë) e duan njëri-tjetrin, shkojnë shumë mirë bashkë. gjak. 1. Shëndoshem, ngjallem; fuqizohem mirë; dhjamë1. 2. Kënaqem shumë; gëzohem; dhjamë2. erdhi gjaku në *faqe. I vlon (i zien, i gufon) gjaku (dikujt) është plot gjallëri, ka shumë forca për të bërë diçka, s’përmbahet nga vrulli; është gatihidhet për çdo gjë; i buçet gjaku; është valëgjakut (dikush). Iu zbut gjaku (dikujt) iu ul ca zemërimi, i ra pak inati; u i urtë e i butë, nuk është më i ashpër a i egër; u më i ndjeshëm. Ia zuri gjak (jetën) (dikujt) ia bëri jetën shumëvështirë; ia nxiu jetën. S’i zë gjaku *vend (dikujt).

GJAKMARRJE

GJAKMÁRRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET etnogr. Zakon (sipas Kanunit) për të marrë gjakun; hakmarrje. Zakoni i gjakmarrjes. U zhduk gjakmarrja. Vrasje për gjakmarrje.

HAK

HA/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised. 1. Shpërblimi për një punëmerret përsipër dhe kryhet me marrëveshje; pagesa për punën e kryer. Haku i punës. Haku i ustait. Ia hëngri hakun. E punoi me hak. Sa i bëri haku? S'të kam hak nuk të detyrohem gjë për diçka.
2. Hakmarrje, shpagim. Ia mori hakun. I vjen hakut.
3. edhe fig. E drejtë që më takon; ajomeritoj; e drejtë, arsye. Hak për hak sipas punës edhe shpërblimi. E ka me hak. I jap hakun. Laj hakun. Ia hëngri hakun.
Sin.: e drejtë, shpagesë, hakmarrje, gjakmarrje.

HAKMARRJE

HAKMÁRRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. keq. Shpagim për një dhunë, për një krim a për një padrejtësi, për një fyerje a kritikë etj., duke e ndëshkuar dikë a duke e dëmtuar me mënyrandryshme; prirja a dëshira për të marrë hak. Hakmarrje e drejtë. Ndjenja e hakmarrjes. Njeri i hakmarrjes.
2. etnogr. Marrja e gjakut të një të vrari, gjakmarrja sipas kulturës a zakonit të një vendi (kur ka armiqësi ndërmjet dy familjesh a fisesh). Vrasje për hakmarrje. Sulm për hakmarrje. Zakon i hakmarrjes.
Sin.: gjakmarrje, shpagim, zhgjakësim, gjak, hakë.

MARRJE

MÁRRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Kur marr dikë ose diçka; kur merret dikush apo diçka; kur merrem me dikë a diçka. Marrja e ushqimevedyqan. Marrja e pakos në postë. Marrjapunë e njerëzve. Marrja e rrogës në fillimmuajit. Marrja e shtëpisë me qira. Marrja e ftesës për dasmë. Marrja e vërtetimit. Marrja e pronësbazëdokumenteve. Marrja e qytetit (e kalasë). Marrja e pushtetit. Marrja e masave për ruajtjen e qetësisë. U shpejtua pakmarrjen e fjalës. Ajo nuk u shqetësua nga ajo marrjepyetje. Siguroj marrjet e dërgesave. Marrje përsipër e riskut (bank.) bërët diçkapërfshin rrezikun (riskun) për të arritur një qëllim. Marrja përsipër e riskut për të hapur një kompani të re. Marrje nën kujdes kujdesje. Marrje nën mbrojtje mbrojtje e dikujt. Marrja e gjakut gjakmarrje. Marrja e hakut hakmarrje.

MASKOJ

MASK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I vë maskëfytyrë dikujt.
2. I ndërroj veshjen dikujt, i vë mjekër a mustaqerreme etj., që të mos njihet. E maskoi djalin si konsull.
3. E fsheh një njeri a send duke e mbuluar me degë etj., që të mos duket ose të mos zbulohet ngatjerët; kund. çmaskoj, demaskoj, zbuloj. Maskoj trupat (artilerinë, lëvizjet). Nuk u tregua i kujdesshëmmaskonte dritën e llambës.
4. fig. E fsheh një veprim, një pikëpamje, një ndjenjë, një qëllim etj. që të mos zbulohet a të kuptohet ngatjerët; fsheh. Maskoj krimin si gjakmarrje. Maskon urrejtjen me buzë gënjeshtare. Nuk e maskonte shpërfilljen. I maskoidhënat personale të spiunëve.
5. mjek. E fsheh pas simptomave të një sëmundjeje tjetër. Simptomat e kësaj sëmundjeje kanë maskuar infeksionin e vërtetë.
6. fin. Nuk e tregoj ashtu siç është në të vërtetë, e fsheh pas diçkaje tjetër, e mbuloj (gjendjen financiare, fitimin etj.).rast se e maskon fitimin, paguan shumëfishin e asajke maskuar.
Sin.: mbuloj, fsheh.

VRASË

VRÁS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vrasje; rast kur vritet dikush; vrasje e shumë njerëzve, vrasjemasë, kasaphanë (në luftë a në përleshje); gjakderdhje; kërdi. Atë ditë ndodh një vrasë. U kishte hyrë vrasa vriteshin shoq me shoq. Vrasë e madhe. Bënë (shkaktuan) vrasëmadhe. E shmangen vrasën. Brenda një dite në atë katundin janë bërë dhjetë vrasa.
2. vjet. Vrasje sipas zakonitgjakmarrjes. Bëri një vrasë për gjakmarrje.
3. bot. Sëmundjethanë fletët e perimeve e të pemëve; dergjë, prekë, vrugu i bimëve. U ra vrasa bimëve. U ka hyrë vrasa bimëve. E shkatërroi bimësinë (bimët) vrasa.
Sin.: vrasje, gjakderdhje, dergjë, prekë, vrug.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.