Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJAKKÉQ,~E mb. 1. I paafrueshëm me të tjerët; gjakhidhur. Vëlla gjakkeq.
2. Që ka vese; veslig. Qe gjakkeq.
✱Sin.: gjakhidhur, i vrazhdë, i hidhur, hidhërak, veslig.
INATÇÍ,~E mb., bised. 1. Që zemërohet shpejt, që humbet gjakftohtësinë, durimin etj., që nxehet shumë shpejt, gjaknxehtë, zemërak, idhnak; i rrëmbyer, i papërmbajtur. Burrë inatçi. Kalë inatçi. U bë inatçi.
2. Që mban inat shumë; hakmarrës; që ngul këmbë shumë në të vetën, kokëfortë, kokëderr. Ishte djalë inatçi.
3. Që ka sedër të madhe, që e bën një punë me këmbëngulje e me të gjitha forcat, që i vihet diçkaje me inat.
4. përd. em. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Inatçi i keq. Ruhu nga inatçiu! Inatçiu është i keqi i vetes. (fj. u.).
✱Sin.: inatçor, hidhërak, hidhtak, i hidhur, idhnak, idhnar, gjakhidhur, gjakkeq, i sertë, zemërak, i rrembosur, gjaknxehtë, turispec, naks, hakmarrës, mllefqar, kokëfortë, i rrëmbyer, sedërmadh.
ZEMËRÁK,~E mb. 1. Që zemërohet shpejt e mban inat, idhnak. Njeri (burrë) zemërak. Plaku zemërak. Grua (vajzë) zemërake. Është zemërak e përbuzës. Idhuj zemërakë. Është ca zemërak, po zemrën nuk e ka të keqe, prandaj e duan të gjithë.
2. Që shpreh zemërim, që nxjerr në shesh inatin. Zëri i tij i ftohtë e zemërak. Fjalë (fjalime) zemërake. Qëndrim (shikim, vështrim) zemërak. Sjellje (shpërthime) zemërake. Me shpirtin zemërak. Fytyrë zemërake. Sot është pak zemërak. Mes frikës e mllefit zemërak. Poetët e vërtetë bubullojnë e bëhen zemërakë.
3. fig. Që vjen me vrull e i papërmbajtur, i rrëmbyer, i egërsuar (për lumenj, përrenj etj.)., Liqen zemërak. Adriatiku zemërak. Valë zemërake. Stuhi (erë) zemërake. Re zemërake. U zgjuan si bletë zemërake. U turrën lumenjtë zemërakë.
4. fig. Që ka të ftohtë të hidhur; i ashpër, i egër, i hidhur (për motin, për kohën etj.). Dimër zemërak. Mot zemërak. Erë zemërake. Të gjithë e njohin atë vend me një të ftohtë zemërak.
5. si em. m. e f. Sipas kuptimeve 1, 2 të mbiemrit. E mundonte një frikë zemëraku. Trima zulmëmëdhenj dhe zemërakë të tërbuar. - Zemërakja e nënës! - Ç’të bënte me atë zemërake që sa herë vinte nxirrte brirët?(folk.).
✱Sin.: idhnak, i hidhur, hidhërak, i athët, i ashpër, gjakhidhur, gjakkeq, i ndezur, i prapë, i rrëmbyer, i egërsuar, i papërmbajtshëm, i egër.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë