Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJAKHÚMBUR mb. Gjakhupës. Kush vret veten, shkon gjakhumbur (fj. u.).
✱Sin.: hupës, besëprerë.
HÚPËS,~I m. sh. ~, ~IT krahin. 1. Ai që ka humbur diçka.
2. vjet. Njeri i vrarë, të cilit nuk i ishte marrë gjaku nga njerëzit e tij sipas kanunit, gjakhupës. Shkoi hupës.
3. Ai që humbet rrugën e s'di nga të shkojë. Ia hapin derën hupësit.
4. fig. Ai që është krejt i pazoti, i shushatur dhe i hutuar.
✱Sin.: gjakhupës, i vrarë, i humbur, i shushatur, i hutuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë