Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjakhidhur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJAKKEQ

GJAKKÉQ,~E mb. 1. I paafrueshëm me të tjerët; gjakhidhur. Vëlla gjakkeq.
2. Që ka vese; veslig. Qe gjakkeq.
Sin.: gjakhidhur, i vrazhdë, i hidhur, hidhërak, veslig.

GJAKNDYRË
GJAKËMBËL

GJAKË́MBËL mb.shkon mirë me të tjerët, që i tërheqtjerët me sjelljen e vet të butë, të afërt e të përzemërt; kund. gjakhidhur, gjakthartë.
Sin.: gjaknxehtë, gjakbutë, i përzemërt, i dashur, i afrueshëm.

ZEMËRAK

ZEMËRÁK,~E mb. 1.zemërohet shpejt e mban inat, idhnak. Njeri (burrë) zemërak. Plaku zemërak. Grua (vajzë) zemërake. Është zemërak e përbuzës. Idhuj zemërakë. Është ca zemërak, po zemrën nuk e ka të keqe, prandaj e duangjithë.
2. shpreh zemërim, që nxjerrshesh inatin. Zëri i tij i ftohtë e zemërak. Fjalë (fjalime) zemërake. Qëndrim (shikim, vështrim) zemërak. Sjellje (shpërthime) zemërake. Me shpirtin zemërak. Fytyrë zemërake. Sot është pak zemërak. Mes frikës e mllefit zemërak. Poetët e vërtetë bubullojnë e bëhen zemërakë.
3. fig. vjen me vrull e i papërmbajtur, i rrëmbyer, i egërsuar (për lumenj, përrenj etj.)., Liqen zemërak. Adriatiku zemërak. Valë zemërake. Stuhi (erë) zemërake. Re zemërake. U zgjuan si bletë zemërake. U turrën lumenjtë zemërakë.
4. fig. Që ka të ftohtëhidhur; i ashpër, i egër, i hidhur (për motin, për kohën etj.). Dimër zemërak. Mot zemërak. Erë zemërake. Të gjithë e njohin atë vend me një të ftohtë zemërak.
5. si em. m. e f. Sipas kuptimeve 1, 2 të mbiemrit. E mundonte një frikë zemëraku. Trima zulmëmëdhenj dhe zemërakë të tërbuar. - Zemërakja e nënës! - Ç’të bënte me atë zemërake që sa herë vinte nxirrte brirët?(folk.).
Sin.: idhnak, i hidhur, hidhërak, i athët, i ashpër, gjakhidhur, gjakkeq, i ndezur, i prapë, i rrëmbyer, i egërsuar, i papërmbajtshëm, i egër.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.