Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJAKFTOHTËSÍSHT ndajf., libr. Me gjak të ftohtë; pa u rrëmbyer; me maturi e qetësi. Qëllon gjakftohtësisht. U vra gjakftohtësisht nga krimineli.
QETËSÍSHT ndajf. 1. Pa iu prishur rregulli e qetësia, në mënyrë të qetë, pa u trazuar e pa u ndier. Po lexonte qetësisht. E zhvilloi mësimin qetësisht.
2. Pa u ngutur e pa u rrëmbyer, me gjakftohtësi, në qetësi. Ia tha qetësisht. E mendoi më vonë qetësisht.
3. Pa u ndier e pa zhurmë, fshehurazi, qetas. Iu afrua qetësisht.
✱Sin.: qetë, qetas, shtruar, gjakftohtësisht, butë, fshehurazi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë