Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJAKATÁR,~E mb. Që është i etur për gjak; që i ka lyer duart me gjak, që bën vrasje e gjakderdhje; që mbështetet në shtypjen e egër, në dhunë e në vrasje; i egër, i pamëshirshëm. Dorë gjakatare. Njeri gjakatar e i kobshëm.
✱Sin.: gjakësor, mizor, i përgjakshëm, gjakbërës, gjakderdhës, barbar, çnjerëzor, bishë.
GJAKATÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është i etur për gjak; vrasës a gjakderdhës. Gjakatarët po sundonin vendin.
2. Ai që mbështetet në shtypje, në dhunë e në vrasje. Gjakatarët janë tërbuar.
✱Sin.: gjakësor, mizor, gjakbërës, gjakderdhës, barbar, bishë.
GJAKBË́RËS,~E mb. Gjakderdhës. Luftë gjakbërëse.
GJAKËSÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i etur për gjak e mizori; vrasës e gjakderdhës; gjakatar. Gjakësorët pushtues. Armët e gjakësorit.
✱Sin.: gjakatar, vrasës, gjakderdhës.
PËRGJÁKSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që arrihet me gjak; që bëhet me përleshje të ashpra e me mizori e shumë të vrarë e të plagosur, i tillë ku është derdhur shumë gjak; shumë i ashpër. Luftë e përgjakshme. Beteja (përleshje) të përgjakshme.
2. Që vret e pret pa mëshirë, gjakatar, mizor. Fashistët (nazistët) e përgjakshëm.
✱Sin.: i përgjaktë, gjakatar, i ashpër, i egër, i rreptë, gjakderdhës, tragjik, i tmerrshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë