Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjakbërës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJAKATAR
GJAKBËRËS

GJAKBË́RËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ka vrarë dikë, vrasës, gjakësor. Ishte gjakbërës i frikshëm.
2. etnogr. Njeri që i futtjerëthasmëri; ai që i fut njerëzitgjak.
Sin.: vrasës, gjakësor.

GJAKDERDHËS
VRASËS

VRÁSËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që vret një tjetër, ai që bën një a disa vrasje, njerivrasës; gjakësor. Vrasës i paguar. Vrasës me pagesë. Fytyrë prej vrasësi. Vrasësi iku në drejtimpaditur. Arma e vrasësit ishte një armë e ftohtë. E kapën (e dënuan) vrasësin). Vrasës masiv person i cili vret një numërmadh njerëzish në një incidentvetëm. Vrasës serik person i cili kryen një numërmadh të vrasjeve gjatë një periudhecaktuar kohore.
2. fig. Xhelat, njeri gjakatar, i pamëshirshëm, tiran, mizor. Me shpirt vrasësi. Ai kishte një palë sy prej vrasësi. Vrasësit e popujve. Vrasësit e të pafajshmëve.
Sin.: njerivrasës, doras, gjakës, gjakësor, gjakatar, gjakbërës, vrastar, katil, kriminel, mizor.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.