Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DORÁS,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. etnogr. Ai që vret dikë me dorën e vet (kështu quhet në çastin e vrasjes dhe gjatë gjyqit); gjakës. E zunë dorasin. Bindi tjetrin që t’ia falë gjakun dorasit e familjes së tij. Me i keq gërgasësi se dorasi. (fj. u.).
2. fig. Shkaktari i vërtetë për një të keqe, autori i një faji etj.; fajtori.
✱Sin.: dorës, vrasës, gjakës, fajtor.
DORËVRÁSËS,~I m. sh. ~, ~IT Doras; ai që vret me dorën e vet; gjakës.
GJÁKJ/E, ~A f., bot. Bimë barishtore; gjakës.
GJÁKËS,~EII mb., bised. I mërzitshëm, i padurueshëm. M’u bë gjakës.
✱Sin.: i mërzitshëm, i padurueshëm, mërzitës, i bezdisshëm, monoton, i stërqitur, i lodhshëm, i paduruar, i padurimshëm.
HÁSM,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është në gjak me dikë për shkak vrasjeje, ai që është në hasmëri me dikë. Hasmi i vjetër. Në derë të hasmit. E kishte hasm.
2. bised. Armik i dikujt. Hasmi i pabesë. M'u bë hasm. Lufta kundër hasmit. Na kishte pushtuar hasmi. Hasmin e kishim në derë. Ujët fle, hasmi s'fle. (fj. u.). E ke hasm, por jepi hakun.
3. si mb. Që është në hasmëri a në gjak me dikë; gjakës.
✱Sin.: gjakës, armik, kundërshtar
HÉQËS,~IVI m. sh. ~, ~IT 1. Ai që u tregon udhën të tjerëve, udhërrëfyes.
2. vjet. keq. Ai që ndihmonte një kusar për të vjedhur ose një gjakës për të vrarë dikë, duke i dhënë njoftimet e duhura; kallauz. Heqësi i fshatit.
3. Ai që është në krye të vargut të valltarëve, ai që heq vallen. Heqësi i valles.
4. Dashi a cjapi që prinë kopenë, përçor. Heqësi i kopesë (i tufës).
✱Sin.: udhërrëfyes, përçor.
HÉQËS,~IIII m. sh. ~, ~IT 1. Ai që u tregon udhën të tjerëve, udhërrëfyesi; vjet. ai që ndihmonte një kusar për të vjedhur ose një gjakës për të vrarë dikë, duke i dhënë njoftimet e duhura; kallauz. Heqësi i fshatit.
2. Ai që është në krye të vargut të valltarëve, ai që heq vallen. Heqësi i valles.
3. Dashi a cjapi që prin kopenë, përçor. Heqësi i kopesë (i tufës).
✱Sin.: udhërrëfyes, kallauz, drejtues, përçor.
VRÁSËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që vret një tjetër, ai që bën një a disa vrasje, njerivrasës; gjakësor. Vrasës i paguar. Vrasës me pagesë. Fytyrë prej vrasësi. Vrasësi iku në drejtim të paditur. Arma e vrasësit ishte një armë e ftohtë. E kapën (e dënuan) vrasësin). Vrasës masiv person i cili vret një numër të madh njerëzish në një incident të vetëm. Vrasës serik person i cili kryen një numër të madh të vrasjeve gjatë një periudhe të caktuar kohore.
2. fig. Xhelat, njeri gjakatar, i pamëshirshëm, tiran, mizor. Me shpirt vrasësi. Ai kishte një palë sy prej vrasësi. Vrasësit e popujve. Vrasësit e të pafajshmëve.
✱Sin.: njerivrasës, doras, gjakës, gjakësor, gjakatar, gjakbërës, vrastar, katil, kriminel, mizor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë