Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjahtor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJAHTAR

GJAHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që merret me gjueti, ai që del për gjah, gjuetar. Gjahtar i zoti. Klubi i gjahtarëve. Shoqëria e gjahtarëve.
2. fig. Ai që gjurmon me kujdes e në mënyrëvazhdueshme diçka. Gjahtar i pullave të rralla. Gjahtarë dorëshkrimesh.
3. keq. Ai që gjurmon dikë për ta kapur ose që bredh pas femrave; gruar. Gjahtarerrësirë njeripunon e vepronfshehtësi, ai që kryen diçka, zakonisht një të keqe, tinëz. Bën rolin e gjahtarit. Sidomos ju dredharakë / ju dinakë, ju shushunja / ju gjahtarëerrësira.
4. Pjesë e parë e emërtimitpathjeshtë për një lloj merimange. Gjahtar i shpellave (lat. Cave robber) merimangë e zbuluar në një guvë në Oregon, me madhësi rreth 4 cm, që end një rrjetë shumëmadhe.
Sin.: gjahtor, gjuetar, gjuajtës, gruar.

GJUETAR

GJUETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që merret me gjueti, ai që del për gjah; gjahtar. Gjuetarët e peshkut. Shoqata e gjuetarëve.
2. fig. Ai që gjurmon, që përgjon; që shenjon; shenjëtar. Gjuetar lajmesh personkërkon vazhdimisht lajmereja. Gjuetar mundësish individkërkon vazhdimisht mundësireja për biznes, karrierë apo përfitime. Gjuetar zemrash dikushkërkonfitojë dashurinë e shumë personave.
Sin.: gjahtor, gjuajtës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.