Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gjëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJËM

GJËM,~I m. sh. ~A, ~AT Krismë e rrufesë; gjëmim i motit; bubullimë.

GJËMOJ

GJËM/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR etnogr. 1. kal. Vajtoj me gjëmëvdekurin, qaj me zë sipas zakonit; i bëj gjëmën. Gratë dolënoborr dhe nisëngjëmojnë të ndjerin.
2. jokal. Rënkoj mbyturazi nga dhembja ose nga një fatkeqësi. Gjëmoi i vetmuar.

GJËMOJ

GJËM/ÓJIII vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised. 1. kal. edhe jokal. Ndjek nga pas me vrap; gjurmoj. I gjëmoj nga prapa dikujt.
2. jokal. Vrapoj. Gjëmo këtej, gjëmo andej, u lodh.
Sin.: përgjoj, rend, ngarend, ngas.

GJËMË

GJËM/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Fatkeqësi e rëndë, mynxyrëlidhet me një vdekje; lajmi i vdekjes së një të afërmi, mandatë. Gjëmë e madhe. E gjeti gjëma. I lëshoi një gjëmë e mallkoi që ta gjejë një fatkeqësi. U erdhi gjëma. Të ardhtë gjëma! (mallk.).
2. etnogr. Vajtim me britmarast vdekjeje; britmë vajtuese. Zunë gjëmën. Bën gjëmë vajton me britma, me kujë e ulërimë. Shkoi për gjëmë. Vajtonte me gjëmë. Nisi gjëmën. Të bëfsha gjëmën! (mallk.).
Sin.: mandatë, kob, vaj, kujë, nam, gazep, vajtim.

GJËMË

GJËM/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Bubullimë, gjëmim; ushtimë. Gjëmë e madhe. Gjëma e rrufesë. Bën gjëmë gjëmon.
Sin.: bubullimë, gjëmim, ushtimë, buçimë, buçitje, uturimë, gjëm.
Bëri gjëmën (dikush) bëri zhurmëmadhe për diçka, u qa e u ankua shumë, bërtiti i pakënaqur; bëri kiametin; bëri gurgulenë. bëfsha gjëmën! mallk. vdeksh! të futshadhe!bën gjëmën (dikush) të sjell një fatkeqësimadhe, të bën më të keqen, të bën atë që s’ta ka prerë mendja; të vret a të shkatërron krejt; vret e pret. Janë si *nëma e gjëma.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.