Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RRÉZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Fill i hollë e i drejtë drite, që del nga një burim ose nga një send tjetër i ndritshëm. Rrezet e diellit. Rrezet e dritës. Pasqyrimi i rrezeve. Lëshon rreze. Ra një rreze. Përhapen rrezet.
2. fiz., vet. sh. Tufë grimcash ose valësh elektromagnetike që dalin nga një trup e përhapen në një drejtim të caktuar; rrezatim. Rreze të padukshme. Rreze ultravjollcë. Rreze kozmike. Bëj (marr) rreze. bised. mjekohem me rrezatim.
3. fig. Shfaqje e shpejtë e një ndjenje të mirë ose e një dukurie, që ngjall gëzim, shpresë, besim etj. Rreze e së vërtetës. Iu shfaq një rreze shprese.
4. gjeom. Vija e drejtë që lidh qendrën e një rrethi me një pikë çfarëdo të periferisë së tij, gjysma e diametrit të një rrethi; gjatësia e kësaj vije. Rrezja e një rrethi. Gjatësia e rrezes. Mat rrezen. Heq një rreze.
5. Secili nga drurët që shtrëngojnë gavejtë e rrotës së qerres te bucela, spicë, gishtës. Rrezet e qerres. Iu thye një rreze. I vuri një rreze të re.
6. Diçka e përkulur a në trajtë të një gjysmërrethi. Qëndismë me rreze. I vë në trajtë rrezesh.
7. fig. Rrethi brenda të cilit vepron dikush a diçka; caku që arrin duke u nisur nga një pikë a nga një qendër. Rrezja e veprimit. Rrezja e detyrimit shkollor. Me rreze të gjatë (të mesme, të shkurtër) veprimi. E zgjeroi rrezen e kontrollit.
8. Përqindja e pjesës së dobishme të një prodhimi me prejardhje nga bimët a nga kafshët kundrejt tërësisë që merret në fillim. Rreze e lartë (e ulët). Rrezja e bukës. Rrezja e mishit. Rrit (ul) rrezen. Jep rrezen e parashikuar.
9. zool. Secila nga pjesët e forta, që përbëjnë skeletin e pendëve të peshqve. Rrezja e parë (e fundit). Rreze të forta (të buta). Rrezet e pendëve kurrizore (të barkut).
10. bised. Briri i një kafshe. Rrezet e dhisë. I ka rrezet përpjetë.
11. bised. Shullë. Rrinë (piqen) në një rreze. E qitën bagëtinë në një rreze.
✱Sin.: ndriçim, spilc, tallaz, shullë.
♦ E bëj rreze (diçka) e laj a e pastroj mirë, e shkëlqej. Ka rreze (është me rreze) (dikush a diçka) është shumë i bukur, ka pamje shumë të hijshme; shkëlqen, ndrit; (është) rreze dielli2 (dikush). Iu këputën rrezet (dikujt) i dështoi një punë, e pësoi pa përfunduar diçka. Ia ngushtoj rrezen (diçkaje) e kufizoj që të mos përhapet, të mos veprojë shpejt a lehtë në një rreth të gjerë; e pengoj; kund. ia zgjeroj rrezen. Rreze dielli. 1. Diçka shumë e shndritshme, që shkëlqen fort. 2. Njeri shumë i bukur, që ndrit nga bukuria; ka rreze (është me rreze) (dikush). Rreze drite. 1. Pak shpresë që lind për diçka, fije shprese. 2. E dhënë a shenjë e vogël, që na bën të shohim ose të kuptojmë diçka. Ia zgjeroj rrezen (diçkaje) i krijoj kushte që të përhapet, të veprojë më shpejt a më lehtë në një rreth më të gjerë; kund. ia ngushtoj rrezen.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë