Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gazuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GAZUAR

GAZÚAR (i, e) mb. është ngopur me gaz karbonik, që i është futur gaz karbonik (për ujin, pijet e për lëngjetjera). Ujë i gazuar. Verë e gazuar.

PAGAZUAR

PAGAZÚAR (i, e) mb. Që nuk është gazuar. Ujë i pagazuar.

SHAMPANJË

SHAMPÁNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lloj vere e bardhë e gazuar, e prodhuar në Francën Verilindore, e cila flluskon kur shërbehetgotë. Shampanjë e ëmbël (gjysmë e ëmbël). Festojmë me shampanjë. Flluska shampanje u përhapën. Një nga shampanjat më të shtrenjta.
2. si mb. Ngjyrë e verdhë e zbehtë portokalli, ngjyrë shampanjë. Fustan ngjyrë shampanjë. Ngjyra shampanjë i pëlqente.
Hap shampanjën libr. e shpall a e quaj një punë, një marrëveshje etj. të përfunduar dhe nis ta festoj, jap shenjën për ta festuar me gëzim.

UJË

ÚJ/Ë,~I m. sh. ~ËRA, ~ËRAT 1. Lëng pa ngjyrë e pa erë, që mbush lumenjtë, liqenet, detet etj., buron nga toka a bie si shi dhe përdoret për t’u pirë, për të larë etj.; vend ku është grumbulluar a ku rrjedh ky lëng; kryes. sh. lëng i tillë i përzier me kripëra minerale, që del nga toka dhepërdoret për mjekim; tretësirë e përftuar nga hedhja e një lëndekëtë lëng, e cila përdoret për të pirë, për mjekim etj. Ujë i pijshëm. Ujë i kripur (i njelmët). Ujë i ëmbël ujë që nuk përmban kripë gjelle (ujë krojesh, lumenjsh etj.). Ujë i gazuar. Ujë i oksigjenuar ujë që ka dy atome oksigjeni. Ujë i rëndë (fiz., kim.) lëng me dendësi më të madhe se uji i zakonshëm. Ujërat e bardha ujërat e reshjeve. Ujërat e zeza ujërat e përziera me jashtëqitjet e njerëzve. Ujë i ndenjur (i fjetur, i amullt). Ujërat kombëtare (asnjanëse). Ujërat territoriale brez ujërashdetit a të liqenit gjatë brigjeve të një shteti, që përfshihet brenda kufijve të tij. Ujërat nëntokësore. Ujëra minerale. Tokë nën ujë tokë që në kushte natyrore mundujitet. Uji lan gjithçka, veç faqen e zezë jo (fj. u.). Mulliri bluan me aq ujë sa ka (fj. u.). Uji që nuk ecën, s’pihet (fj. u.). / tretësirë e përftuar nga hedhja e një lëndekëtë lëng, e cila përdoret për të pirë, për mjekim etj. Ujë trëndafili. Ujë gëlqereje (çimentoje).
2. fig., keq. Diçka e tepërt në një vepërshkruar, në një krijim etj.. Ia hoqi ujin tekstit.
3. Lëngu i një organizmi a i një bime. Ujërat e gruas (fiziol.) lëngurrethon fëmijën gjatë barrës. I mblodhi ujë gjuri. Fshikëza e ujit (anat.) fshikëza e urinës.
4. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshta për disa kafshë e bimërrojnë a rritenpellgje, në lumenj, në liqene, në këneta e në det, si edhe për disa sendetretenkëtë lëng. Gjarpër (breshkë, shpend) uji. Mëllagë (fier) uji. Bojëra uji.
5. sh. Rrathët e trungutpemës kur pritet për së gjeri; ujëset. Mëndafsh me ujëra.
6. si mb. Shumë i lagur, qull. U ujë (në djersë).
7. si mb., fig. I hollë a shumë i njomë. Preshi është ujë ende.
8. si ndajf. Shumë mirë, rrjedhshëm; majëgishtave.. E di mësimin ujë.
Sin.: lëngëtyrë, lëtyrë, qull, palcë, përmendsh, urinë, ujëse.
M’u barku ujë shih m’u zemra ujë. M’u gjaku ujë. 1. U frikësova shumë, u tremba, u tmerrova; ngriu (m’u pre) gjaku; m’u prish gjaku. 2. U shqetësova pa masë, u trondita thellë; u mërzita a u zemërova shumë; m’u gjaku lëng; m’u gjaku (zemra) bozë. S’bëhet gjaku ujë nuk mohohen lidhjet e gjakut a lidhjet e afërta farefisnore, sido që të jetë puna; do të mundohesh e do të sakrifikosh për njerëzit e tu kur janëvështirësi, do t’i njohësh si të tutë e do t’i duash në çdo rrethanë. M’u mendja ujë s’jamgjendjemendoj si duhet, s’arsyetoj dot; m’u prish mendja; humba torruan; humba busullën. bëhet rruga ujë gjithçkashkon mbarë e pa asnjë pengesë; shkon vaj; më shkon grurë. I bën *petullat me ujë (pa vaj) (dikush). M’u bënë sytë ujë. 1. M’u lodhën sytë shumë (kur lexoj gjatë e pa ndërprerje). 2. Kam qarë shumë, kam lotuar shumë; kulluan sytë1. 3. (për dikë a për diçka) shih kulluan sytë2 (për dikë a për diçka). Iu bënë trutë ujë (dikujt) keq. nuk mban mend asgjë, harron gjithçka, nuk ështëgjendjearsyetojë (nga pleqëria, nga sëmundja etj.). U ujë (dikush). 1. U lag krejt me ujë, u lag gjerpalcë nga shiu etj.; u qull; u pellg; u dordolec; u si gjuhagojë; iu lag gjuhagojë (dikujt). 2. keq. E lëshoi veten krejt nga frika a nga turpi; hoqi dorë nga qëndresa a nga këmbëngulja; u zbut fare, u shtrua. U për ujë të ftohtë (dikush) u nxeh keq, u zemërua shumë; nuk gjen qetësi nga inati. U bëra për ujë me kripë jam shumë i lodhur, jam i rraskapitur, jam aq i këputur sa s’mbahem dot në këmbë. Bëhet ujë e kripë (diçka) zhduket si pa e kuptuar, humbet e s’duket më, tretet. U uji *narden shaka. M’u zemra ujë u ligështova, nuk më mbajnëfuqitë; u trishtova shumë e u këputa nga një fatkeqësi a nga diçka tjetër e rëndë; m’u ligështua (m’u lig) zemra; më lëshoi (më la) zemra; më këputet shpirti (për dikë a për diçka). Ma bëri barkun ujë (dikush a diçka) shih ma bëri zemrën ujë (dikush a diçka). Ma bëri gjakun ujë (dikush). 1. Më frikësoi shumë, më trembi, më tmerroi; ma ngriu (ma preu) gjakun; ma prishi gjakun. 2. Më shqetësoi pa masë, më tronditi thellë; më mërziti e më zemëroi shumë; më futi një ankthrëndë; ma bëri gjakun lëng; ma bëri gjakun (zemrën) bozë. S’e bëj gjakun ujë nuk i mohoj lidhjet e gjakut a lidhjet e afërta farefisnore, sido që të jetë puna; mundohem e sakrifikohem për njerëzit e mi kur janëvështirësi, i njoh si të mitë e i dua në çdo rrethanë, nuk i mohoj e bëj ç’të mundem për ta. Ma bëri mendjen ujë (dikush a diçka) më bëri që të mos jemgjendjemendoj si duhet, ma dobësoi krejt asyen, më turbulloi. I bën *petullat me ujë (pa vaj) (dikush) iron. Ma bëri rrugën ujë (dikush) më ndihmoi e më krijoi kushtegjithçka të më shkojë lehtë e mbarë, më hoqi çdo pengesë, ma lehtësoipërparoj a të arrij diçka; ma pastroi rrugën (udhën). M’i bëri sytë ujë (dikush a diçka). 1. M’i lodhi sytë (leximi etj.); më bëri që të më lotojnë sytë shumë. 2. Më bëri që të qaj shumë dikush, duke e pritur me mall; më bëriderdh shumë lot nga malli. bëri ujë (dikush a diçka) më lagu krejt, më lagu deripalcë; bëri qull; më bëri pellg. E bëj ujë (diçka) e mësoj shumë mirë një mësim a e zotëroj shumë mirë një profesion; e mësoj përmendësh, e thaj. E bëri për ujë të ftohtë (dikë). 1. E shau dhe e qortoi rëndë sa s’i ra të fikët; s’i la gjë pa thënë dikujt, sa ai s’di ku të futet e s’e mbledh dot veten; e bëri për ujë në zemër; i dha (i hoqi) një dajak (të mirë) (dikujt). 2. E nxehu keq, e zemëroi shumë; e bëri të mos gjejë qetësi nga inati. 3. E rrahu keq, sa humbi ndjenjat; e bëri për ujë me kripë. 4. E mundi keq (në një ndeshje, në një lojë etj.); i dha (i hoqi) një dajak (të mirë) (dikujt). E bën ujë e kripë (diçka) e zhduk si pa e kuptuar, e tret sa s’duket më. E bëri për ujë me kripë (dikë). 1. E lodhi shumë, e rraskapiti, e këputi sa s’mbahet dot në këmbë. 2. E rrahu keq, sa ia ka bërë trupin tërë plagë; e bëri për ujë të ftohtë. E bën ujin *mullar (dikush). bëri për ujë në zemër (dikush a diçka) shih ma bëri zemrën ujë (dikush a diçka). Bën një *vrimë në ujë (në qiell, në shoshë) (dikush). Ma bëri zemën ujë (dikush). 1. Më mallëngjeu, më ngashëroi; më ligështoi, më trishtoi shumë, më preku thellë; ma bëri barkun ujë; më bëri për ujë në zemër. 2. (dikush a diçka). Më trembi shumë, më tmerroi, më lemerisi; ma bëri gjakun ujë; më bëri për ujë në zemër. Nuk bie në ato ujëra nuk përzihem në një punëpistë; nuk bashkohem me mendime a me pikëpamjegabuara, nuk hyjrrugëkeqe. I ra ari në ujë (dikujt) u zemërua menjëherë me dikë; i mbeti hatëri nga sjellja e keqe, nga një veprim i gabuar a nga një qëndrim i papritur i dikujt. Nuk ra sheqeri (kripa) në ujë mospërf. 1. Nuk ka ndonjë ngutjemadhe, pret puna, s’kemi pse nxitojmë për diçka. 2. Nuk ndodhi ndonjë e keqe e pandreqshme, nuk u hataja; nuk u prish (nuk u shemb) bota. Ra në ujë (diçka) dështoi; u shua e s’ndihet më, humbi, u tret. I ra ujë i valë (dikujt) u tremb shumë e u dëshpërua, u shqetësua shumë nga diçka që i erdhi e papritur; i dogji shumë për diçka; e goditi një e keqe. *Bujashkë mbi ujë (dikush) mospërf. çonnjëqind (në dyzet) *çezma e s’të jep ujë (dikush). çon në *krua (në shtatë kroje) e s’të jep ujë (dikush). çonpish ujë (dikush) është më i zoti ngagjithë, ua kalongjithëve; ua hedhgjithëve, është i shkathët e i aftëmashtrojë a të gënjejë me lehtësi; jep ujë me bishtlugës. Çon (shpie) ujë në mullirin (e dikujt) bën diçkashkondobidikujt tjetër, i sjell përfitime një tjetri; ndihmon e përkrah dikë, i cili përfiton e i merrmirat. Ta çon (ta shkon) ujin nën *rrogoz (nën hasër) (dikush). Ta çon (ta shkon) ujin nën *vete (dikush). Doli mbi ujë (dikush). 1. I shpëtoi rrezikut; i kaloi vështirësitë, e kapërceu një gjendjevështirë a të rëndë dhe ështëmirë; dolisipërfaqe. 2. Doli mbitjerët, u dallua, duket a shquhet mbigjithë (për të mirë a për të keq). 3. (diçka). keq. U zbulua, u e dukshme, e shohingjithë; u e njohur, u e qartë; dolisipërfaqe; dolishesh. I doli ujët e zi (uji i zi) (diçkaje) u shkatërrua krejt, u përmbys nga themelet (një ndërtesë, një qytet etj.). Sikur ujë (ujë i zi) të dalë! lendodhë ç’të ndodhë, ledalë ku të dalë, edhe keq po të dalë, lebëhet; tym të bëhet! tym të dalë! (tymi le t’i dalë!); të bëhet ç’të bëhet!; të dalë ku të dalë! Doli *vaj mbi ujë (dikush). Dehet me ujë (dikush) iron. gëzohet a entuziazmohet kot, rrëmbehet me pak gjë; e humb shpejt mendjen, turbullohet e mashtrohet lehtë; dehet pa pirë. S’di t’i japë ujë *gomarit (dikush) mospërf. Dy ujë e një oriz shpejt e shpejt e fare pa kujdes; me nxitim e keq, me cilësidobët; duke e prishur; shkel e shko; dy hunj e një purtekë. I ecën kungulli mbi ujë (dikujt) i shkojnë punët mbarë e mirë, ka sukses në një punë; ka fat e nuk pëson gjë. Fut ujë në të katër anët (diçka) nuk është si duhet, ka shumëmeta e mungesa, nuk ecën fare, nuk vlen; nuk mbahet, nuk mbrohet, nuk ke ç’bën me të. fut në ujë (në pus, në lumë, në det) e të nxjerr pa u lagur (dikush) është shumë i zoti dhe i zgjuar, sidomos për të mashtruartjerët; është i shkathët dhe i vërtit punët si të dojë, pa pësuar asgjë. *Gogël mbi ujë mospërf. *Gogël në ujë. Hajde *bukë të të ha, hajde ujë të të pi tall. E hedh farën në ujë (dikush) bën një punë që nuk ka duk, nuk e shpie diçka në atë drejtim që të vlejë, bën një punë pa fryt; prashit (mih, lëron) në ujë; e hedh farënshkëmb. E hodhi një gur në ujë (dikush) e provoi një herë diçka, bëri një provë pa e ditur nëse do të ketë sukses; bën diçka për të parë nëse mund ta arrijë atë që do; hodhi një gur në lumë; hodhi një gur në pus. E hedh me gur në ujë (diçka) nuk e zë në gojë fare, nuk e përmend askund, e mbuloj a e fsheh përfundimisht; e fshij nga mendja, e zhduk nga kujtesa. E hodhi në ujë (diçka) e prishi a e harxhoi kot, e përdori pa asnjë dobi (zakonisht për paratë e pasurinë); e shpërdoroi kot diçka. I hedh ujë verës (dikush) mundohet ta nxjerrë një faj a një gabim më të lehtë nga ç’është në të vërtetë; e zbut diçkaashpër, e paraqit si të qetë; përpiqet ta japë më të butë një gjendjeacaruar; e zbut egërsimin e dikujt a një grindje; e hollon qumështin. I hedh ujë zjarrit përpiqemqetësoj një gjendjeacaruar, të sheshoj mosmarrëveshjet a të shuaj një sherr; i ul gjakrat; kund. i hedh benzinë (vajgur) zjarrit. (Humb) si *kripa në ujë (dikush a diçka). Ka hyrë në ujë (dikush) shaka. i është rrëgjuar trupi, është zvogëluar; është dobësuar nga shëndeti a është mbledhur nga pleqëria, ngaftohtët etj. I hyri uji nën *rrogoz (nën hasër) (dikujt). (Janë) si dy *pika uji. Jam në ato ujëra ia kam hyrë një pune a një çështjeje e vazhdojmerrem me të; thuajse po i futem diçkaje, për atë po përgatitem. Jam mbi ujë jam në një gjendjepasigurt e të paqëndrueshme, nuk e di si do të më vejë puna; e ndiej veten ngushtë; i kam rrënjët mbi ujë. Jam as në ujë e as për ujë. 1. S’kam asgjë për të bërë, e ndiej veten si njeri i kotë e i padobishëm; rri pa bërë gjë e pa asnjë synim a qëllim. 2. Jam keq e mos më keq, s’ka ku të shkojëkeq; s’ka mbetur e keqe pa më gjetur. (Jam) si uji me zjarrin (me dikë) nuk më bashkon asgjë me dikë, nuk shkoj a nuk përshtatem fare me të, jam krejt e kundërta e tij dhe s’mundrri asnjë çast me të; jam kundër dikujt, nuk mundpajtohem fare me të në mendime, në sjellje e në veprime. S’të jep (një pikë) ujë (dikush) nuk kujdeset fare për askënd, s’të jep asnjë ndihmë; nuk mundohet fare t’i gjendet dikujt kur ky ka nevojë. jep ujë (dikush) ta çon (ta shkon) ujin nën rrogoz (dikush). jep ujë me *bishtlugës (dikush). jep ujë me *opingë (dikush). jep ujë me *shoshë (dikush). jep ujë me *shpinëdorës (dikush). Sikur u jep (u bart, u mban) ujë të vdekurve (dikush) është shumë i dobët nga shëndeti, mezi mbahetkëmbë; i numërohet ujigurmaz (dikujt); e ka qafën me një dell. Sa ka *deti ujë e rërë. S’kam *nge të pi ujë. I kam rrënjët mbi ujë nuk kam mbështetje, jam pa themelshëndoshë; jam në një gjendjepasigurt; jam mbi ujë; qëndroj (mbetem) në ajër. E kam ujin në *arë. E kam ujin në *fundarës. E kam ujin në *kryearës. S’ka ujë në sy (dikush). 1. shih i ka plasur cipa (e ballit) (dikujt). 2. Është shumë i varfër, s’ka asgjë, është i shkundur. *Kashtë mbi ujë mospërf. Kërkon *sheqer e kripë në ujë (dikush) tall. T’i lash *këmbët e t’i pish ujin (dikujt). I lëshon ujë mullirit (dikush) flet shumë e pa i peshuar fjalët mirë, grin; nuk ka masë e rend në të folur; nuk e përmban veten, nxitohet. Nuk i merr ujë *lopata (dikujt). Nuk i merr ujë *luga (dikujt) tall. S’i merr ujë *kacia (dikujt). I merr *koshi ujë (dikujt). S’i mban *lugu ujë (dikujt). E mbaj me ujë të ngrohtë (të vakët) (dikë) e mbaj me fjalëmira e me shpresa, pasi nuk dua a nuk mundem ta ndihmoj, t’ia zgjidh hallin, t’ia plotësoj kërkesën etj., e mbaj me premtimekota për ta shtyrë ca më tutje zgjidhjen; i qëndroj pranë dhe e ngushëlloj për diçka, duke i dhënë shpresë e duke e këshilluarketë durim. (E mbaj) si ujët e pakët (dikë a diçka) e mbaj me shumë kujdes, e ruaj si diçka shumëvlefshme, të rrallë e të çmuar; përkujdesem veçanërisht për të; e kam si qyqja verën; mezi e kam (dikë); e kam me kimet; (e ruaj) si i varfri kaun (diçka). Nuk mban më ujë pilafi (orizi, vera) puna ka ardhur në një pikë sa nuk pret më, nuk ka si shtyhet më tej një çështje; nuk durohet dot më, nuk e shtyn dot më tutje; u mbush kupa; u derdh kupa; ka ardhur kandaribisht; ka vajtur (ka shkuar) thikakockë. Mban *verë e pi ujë (dikush). Mbush *tagarin me ujë (dikush). Mbush (mban) ujë me *shoshë (me shportë) (dikush). Mbytet në një *filxhan (me) ujë (dikush). Mbytet në një *gisht ujë (dikush). Mbytet në një *gotë (me) ujë (dikush). Mbytet në një *lugë (me) ujë (dikush). Mbytet në *lumë pa ujë (dikush). Mbytet në një *pikë ujë (dikush). I ndez *pushka në ujë (dikujt). E ndez zjarrin në ujë (dikush) është shumë i zoti, përballon çdo vështirësi, ia delçfarëdo situate; bën atë që s’ta pret mendja; nxjerr ujë nga guri; nxjerr vaj nga guri. Ngatërron ujërat (dikush) krijon probleme duke i përzier e duke i ngatërruar punët; e bën rrëmujë diku a diçka; përzien gjëra që s’duhen përzier. E ngre (çon) ujin *përpjetë (dikush). nis me *shoshë për ujë (dikush). Noton në një *gisht ujë (dikush). Noton në të njëjtat (në po ato) ujëra (me dikë) keq. ndjek po atë rrugë si dikush tjetër, ka pak a shumë po ato mendime e pikëpamje, është e vepron njësoj si ai; është në po atë gjendjepadëshirueshme. I numërohet (i duket) ujigurmaz (dikujt) është shumë i dobët, të vjen keq ta shohësh; i numërohen brinjët (fijet e brinjëve); është bërë bark e shpinë (dikush). Nxjerr *gjalpë nga uji (dikush). Nxjerr *sheqer nga ujët e detit (dikush). I nxjerr ujët. 1. (dikujt). I merr gjithçka dikujt, e shtrydh mirë; e shfrytëzon deripikën e fundit. 2. shih i nxjerr ujët e zi (dikujt a diçkaje). 3. (diçkaje). I shkon derifund, e zbulon plotësisht; i nxjerr tabanin; i nxerr (i zbulon) rrënjët. Nxjerr ujë nga guri (dikush) shih nxjerr vaj nga guri (dikush). E nxjerr ujin në *vatër (dikush). I nxjerr ujët e zi. 1. (diçkaje). E shkatërron diçka nga rrënjët, e përmbys krejt. 2. (dikujt). E mundon shumë dikë, i merr shpirtin duke e detyruarbëjë një punë shumërëndë; e qorton rëndë dikë, e dërrmon moralisht; i nxjerr ujët. Si *peshku në ujë. Si *peshku pa ujë (në të thatë, në zall). Peshkon në ujë të turbullt (në ujëraturbullta) (dikush) keq. punon tinëz, vepronmënyrë jo të ndershme, duke u munduarpërfitojë nga vështirësitë, në të cilat gjendet dikush, një vend etj. ose nga paqartësitë a rrëmuja e çastit; e turbullon një gjendje me qëllim që të nxjerrë përfitime. Ka pirë shumë ujëra (dikush) ka parë shumë gjërajetë, ka përfituar e ka mësuar shumë; ka njohur shumë gjëra e ka përvojëmadhe; ka pirë ujë në shumë burime (kroje); (është) i rrahur (i regjur) me vaj e me uthull. Pi ujë (te dikush) keq. është vegël e dikujt, bën punën e tij; ushqehet me mendimet e dikujt; ka mbrojtjen e mbështetjen e dikujt, është njeriu i tij; i shkon pas ujërave (dikujt). Nuk pi ujë (diçka) nuk ka vlerë; nuk shkon, nuk ecën, nuk e ha njeri; nuk ndikon për asgjë; nuk ha bukë; nuk zë vend. Kam pirë ujë në një krua (me dikë) e kam pasur shok a mik të ngushtë dikë, jam shumë i afërt me të; e njoh prej kohësh dhe nga afër; jam prej një vendi me dikë; kam ngrënë me një lugë (me dikë). Ka pirë ujë në shumë burime (kroje) (dikush) ka përvojëgjatë, ka kaluar shumë vështirësi, halle etj., është përballur me shumë problemesituatandryshme, është i rrahur nga jeta e ka përvojëmadhe; ka pirë shumë ujëra; (është) i rrahur (i regjur) me vaj e me uthull. Një *pikë ujë në det (në oqean). Prashit (mih) në ujë (dikush) shih rreh ujë në havan (dikush). (E pret) si ujët e pakët (e ftohtë) (dikë a diçka) e pret me dëshirëmadhe e me padurim, mezi pret që të vijë dikush a diçka ose të ndodhë diçka; e do shumë dikë, ka mallmadh për të, do që ta shohë sa më parë. *Pupël mbi ujë mospërf. *Pus pa ujë. Ia qiti nderin në ujë (dikujt) keq. është mosmirënjohës, është bukëshkalë; ti i bën mirë e ai ta kthen me të keq; e ka vrarë e mira (dikë); e zuri e mira (dikë); shkel bukën (me këmbë) (dikush); kund. nuk e bën bukën baltë (dikush). Rreh (grin, shtyp) ujë në havan (dikush) merret me një punëkotë, humb kohën kot duke bërë diçka që s’jep fryte; mundohet kot për diçka a flet kot e nuk e dëgjon njeri; prashit (mih) në ujë; flet në erë; çan dërrasa.; grin sallatë ; grin lakra ; i bie legenit . Ka rrjedhur shumë ujë ka kaluar një kohë e gjatë dhe kanë ndodhur shumë ngjarje; diçka është harruar, pasi ka kaluar shumë kohë. E spërkat me ujë trëndafili (dikë a diçka) e zbukuron, e paraqit më të mirë nga ç’është, ia mbulonmetat dikujt a diçkaje. *Stuhi (furtunë, shtrëngatë) në gotëujit iron. Ta shet ujin për *raki (për verë) (dikush). (Shkoi) *gur në ujë (në lumë) (dikush a diçka). I shkon (i vete) pas ujërave (dikujt) e ndjek dikësjellje e në veprime; bën sipas dëshirave e interesave të tij; ndjek rrugën (e dikujt); pi ujë (te dikush). I shkon uji nëpër shalë (dikujt). 1. Nuk i bën dot ballë një pune, një sulmi etj.; s’e mban e s’e përballon dot diçka. 2. Trembet shumë, tmerrohet, i shpëton nga frika; i shpëton shurra përçm. vulg. U shkri (u tret, humbi) si *kripa në ujë. E shkruaj në ujë (diçka) e quajhumbur diçka a bëj që të harrohet shpejt; e shkruajakull; e shkruajrërë. Shpon në ujë (dikush) shih bën një vrimë në ujë (në qiell, në shoshë) (dikush). Shto ujë e shto miell (dikush) mospërf. e zgjat a e zvarrit një punë pa fund, duke e rritur pa nevojë vëllimin e saj; e zmadhon diçka, nuk e mbyll a nuk e përfundon, duke shtuar vazhdimisht diçka e duke kapërcyer përmasat; shton punë; shto miell e shto ujë. Nuk turbullon *hurdhë me ujë (dikush). Nuk turbullon ujë (dikush) është i urtë dhe nuk sjell ngatërresa e shqetësime për të tjerët, nuk përzihet e nuk hap telashe. Turbullon ujërat (dikush) e ndryshon një gjendje duke ndërhyrë e duke vepruar, vë në lëvizje këdo e gjithçkafjetur për të arritur një qëllim. Ujë i bekuar (i tërbuar) shaka. rakia. Sa ujët e detit jashtëzakonisht shumë, pa masë. Ujë i fjetur shpërf. njeri i ngathët e i pazoti, i mpitë, i fjetur. Ujët e hollë (e vogël) euf. shurra e njeriut; nevoja e vogël. Ujët e madh (e trashë) euf. jashtëqitja e njeriut, muti; nevoja e madhe. Ujë për meshë njeri shumë i drejtë e i urtë. I vete uji në *çezmë (dikujt). E vë barkun në ujë rri pa ngrënë për një kohëgjatë; mbaj pehriz. Nuk e vë ujin në *zjarr (dikush). vjen uji në *lug. I vjen uji në *mulli (dikujt). *Vrimë në ujë. I ka zënë *lopata ujë (dikujt). zuri *luga ujë.

VERË

VÉR/Ë,~AII f. 1. Pije alkoolike me ngjyrë nga e verdha deri tek e kuqe e murrme, me shijelehtëthartë e të athtë, që përftohet nga mushti i rrushit dhe nga disa fruta, si mollët, dardhët, nëpërmjet fermentimit; një sasi e kësaj pijeje sa nxë një gotë. Verë e ëmbël. Verë e kuqe (e bardhë). Verë e vjetër (e re). Industria e verës. Rrush për verë. Verë e gazuar. Verë e hapur verë fuçie që shitet me litra, jo në shishembyllura. Gotë vere. Një gotë verë. Shishe me verë. Fabrika (kantina) e verës. Industria e verës. Rrush për verë. Pi verë. Pres verën holloj verën. Prodhon verë. U deh me verë.
2. Pije e tillë, që del nga tharbëtimi i disa pemëve dhe që ka një shijeveçantë. Verë molle.
3. vet. sh. ~ËRA, ~ËRAT Llojendryshmekësaj pijeje. Verëra mjekësore. Konkursi i verërave.
4. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtashenjë llojendryshme verërash. Verë e kuqe lloj vere me ngjyrë trëndafilikuqe, që përftohet nga varietetet e kuqerrushit dhekarakterizohet nga shija disi e athët. Verë liker lloj vere e kuqe, me shijeëmbël, e cila pihet pas buke. Verë shampanjë lloj verë e bardhë shkumëzuese, me shijeëmbël freskuese, e cila, sapo hapet shishja, shpërthen me krisma dhe me curril shkume me trysni. Verë desert lloj vere, që pihet duke shoqëruar ëmbëlsirat, që ka zakonisht përmbajtjelartë sheqeri dhe alkooli etilik.
5. Një gotë, shishe etj. e mbushur me këtë pije. Piva një verë. Ma mbush një verë! Ma sill edhe një verë!
I hedh *ujë verës (dikush). Nuk mban më *ujë vera (pilafi, orizi). Mban verë e pi ujë (dikush) është dorështrënguar, është koprrac; është i kamur, por nuk i gëzonmirat që ka, jeton me shtrëngime; ka edhe nuk prish për të jetuarmirë. Këtej të pi verën e andejshan derën (dikush) shih ha bukën e përmbys kupën (dikush). Ta shet ujin për verë (për *raki) (dikush. *Vaj e verë e uthull bised. As verë e as uthull shih as mish e as peshk.

ZHGAZUAR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.