Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GAZIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj që një lëndë djegëse e ngurtë a e lëngët të shndërrohet në gjendje të gaztë; shndërroj në gaz. Gazifikoj qymyrin (mazutin).
2. Ndërtoj gazsjellës për të furnizuar me gaz një ndërmarrje industriale a një qendër të banuar për ngrohje etj. Gazifikuan fabrikën. Gazifikuan qytetin. Do të gazifikojnë rajonin.
GAZSJÉLLËS,~E mb. Që ka të bëjë me gazsjellësin, i gazsjellësit; që shërben për të çuar gazin nga burimi në një largësi të caktuar. Tub gazsjellës. Rrjeti gazsjellës.
NAFTËSJÉLLËS,~I m. sh. ~, ~IT Tërësia e gypave dhe e pajisjeve të tjera për ta çuar naftën nga puset e nxjerrjes në vendin e përpunimit ose të ngarkimit. Ndërtuan një naftësjellës. Në këtë krahinë do të kalojnë arterie rrugore, hekurudhore, naftësjellës dhe gazsjellës. Ndërtimi i naftësjellësit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë