Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gazoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GAZOJ

GAZ/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ngop me gaz karbonik ujin a një pije, i fut gaz (një lëngu). Gazoj ujin (verën).

HAJGARIS

HAJGARÍS vep., ~A, ~UR kal. Vë në lojë; tall a bëj shaka pa të keq me dikë; e sjell vërdallë, flas me shpoti. Mos më hajgaris mua.
Sin.: qesh, shpotit, qesëndis, tall, gazoj, lodroj.

SHAKATOJ

SHAKAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Bëj shaka me dikë, e ngacmoj a luaj me fjalë me dikë. E shakatonte vazhdimishtbirin. Mos i shakatotjerët! E shakatonte për t’ia ngritur humorin.
2. jokal. Them shaka, qesh. Ndonjëherë shakatonte pa zarar. Nuk po shakatoj, ndajdëgjo! Mos shakato!
Sin.: tall, qesh, luaj, qesëndis, lolis, mahit, hokoj, gazoj, përqesh.

ZHGAZOJ

ZHGAZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR spec., kal. 1. Largoj gazin karbonik nga uji a nga një lëng tjetër; kund. gazoj. Zhgazoj ujin (verën).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.