Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARGËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj dikë të kalojë kohën në mënyrë të këndshme e të gëzueshme; zbavit, dëfrej. Argëtoj fëmijët në kopsht. E argëtoj me muzikë.
2. E ledhatoj, përkëdhel. Argëton fëmijën.
3. Përjetoj kënaqësi duke marrë pjesë në një shfaqje a ngjarje të gëzueshme.
4. jokal. Argëtohem.
✱Sin.: zbavit, dëfrej, gazmoj, loz, kënaq, ledhatoj, përkëdhel.
GAZM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E gëzoj shumë dikë. Gazmoj prindërit (nënën, shokët). Të gazmoj me gas paqtor.
2. jokal. Mbushem me gëzim e hare, më qesh zemra, gëzoj. Gazmon nusja.
3. jokal., vet. v. III Ka gëzim e hare; buçet nga kënga e gëzimet. Gazmon vendi. Gazmon shtëpia. Hanë mirë e nisin të gazmojnë e të kuvendojnë.
►NGAZËLL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ndiej një gëzim të thellë për diçka; shfaq një gëzim të madh. Ngazëlloheshin për fitoren. Me ta parë ajo u ngazëllua shumë. Ngazëllohem për arritjet e tua.
2. pës. e NGAZËLLÓJ. U ngazëlluan të gjithë nga ky lajm.
✱Sin.: ngazëllehem, gëzohem, galdohem, galdoj, gazmoj, shendohem.
NGAZËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E gëzoj shumë dikë, i ngjall një gëzim të madh. Hapja e tunelit i ngazëlloi. I ngazëllon puna ndërtimtare. Dhurata do ta ngazëllojë nënën.
2. jokal. Gëzohem thellë për diçka, më rrëmben hareja; më duket nga jashtë gëzimi i madh që ndiej përbrenda. Ngazëllojnë zemrat. U ngazëllonin fytyrat (sytë). Le të ngazëllojnë të gjithë! Ngazëllon gjithë vendi.
✱Sin.: gëzoj, shendoj, gëzohem, galdoj, ngazëllej, gazmoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë