Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ARGËT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. E kaloj kohën në mënyrë të këndshme, merrem me diçka të gëzueshme e dëfryese; kënaqem me diçka, dëfrej. Argëtohen fëmijët. Mëson dhe argëtohet. Argëtohem në një shoqëri të mirë.
2. Përjetoj kënaqësi duke marrë pjesë në një argëtim a në një ngjarje të gëzueshme. Argëtohem pa fund.
✱Sin.: zbavitem, dëfrehem, gazmohem, loz, kënaqem
►GËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ndiej gëzim, më mbushet zemra me gëzim. Gëzohem shumë (pa masë). Gëzohet me gjithë shpirt. Gëzohem që u njohëm. Gëzohem që ju shoh. U gëzofsh! (ur.) paç gëzim!
2. vetv. I shoh të mirën a dobinë dikujt a diçkaje; gjej kënaqësi e gëzim pranë dikujt a diçkaje; ndiej gëzim për diçka. I gëzohet djalit (nuses). I gëzohet shtëpisë së re. I gëzohen punës.
3. vetv., vet. v III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Mbushet me gëzim, kënaqet. Më gëzohet zemra (shpirti). T’u gëzoftë zemra!
4. pës. e GËZÓJ.
✱Sin.: galdohem, ngazëllohem, ngazëllehem, gazmohem, kthjellohem, shkrifërohem, kënaqem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë