Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GOMÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Equus asinus asinus) Njëthundrak më i vogël se kali, me veshë të gjatë, që mbahet për ngarkesë. Duron si gomar duron shumë.
2. Barra që mban kjo kafshë. Një gomar dru.
3. si mb., fig., bised. Njeri i trashë nga mendja, budalla; hajvan.
✱Sin.: veshgjatë, magjar, gazhel, i trashë.
♦ M’u bë shpirti gomar. shih m’u bë shpirti derr. I bën *grazhd gomarit (dikush) iron. Ia bëri veshët sa të gomarit (dikujt) bised. shih ia bëri veshët rrogoz (dikujt). Del si *kërriçi para gomarit (dikush) tall. S’di si (nga) lidhet gomari (dikush) mospërf. nuk merr vesh as nga gjërat më të thjeshta, s’di si të bëjë as diçka të vogël, s’është i aftë për asgjë, është i pazoti; s’di t’i japë ujë gomarit. S’di t’i japë ujë gomarit (dikush) mospërf. nuk kupton ende, nuk di gjë; është i trashë nga mendja ose është fare i pazoti, s’di të bëjë as diçka të vogël; s’di si (nga) lidhet gomari. I duket prifti gomar (dikujt) tall. e ka humbur fare, nuk i dallon dot gjërat, nuk di se ku është e ç’bëhet, është çartallosur. Fshiji *buzët me torbën e gomarit bised. iron. Sa gomarë buzëbardhë (ka)! iron. bised. s’është po ajo gjë, s’është ai ose s’është e atij që mendon ti, ka edhe të tjerë si ky. Ia ha *bukën gomari (dikujt) tall. Gomar me brirë bised. i trashë nga mendja. I ka ngrënë gomari *bukën (dikujt). E hëngri *kashtën e gomarit (dikush) tall. I ka hedhur *trutë e gomarit (dikujt) përb. Kur të hipë gomari mbi çati iron. shih kur të hipë gomari në fik iron. Kur të hipë gomari në fik iron. bised. kurrë, asnjëherë; kur të hipë derri në fik; kur të pjellë mushka; kur të flasin lopët; kur të bjerë shi i kuq; kur të qethen dhentë e kuqe; kur të bëhen dy ditë bashkë. S’ka ç’i bën gomarit e i bie samarit (dikush) tall. nuk arrin ose nuk guxon të dënojë fajtorin e vërtetë dhe i shkarkohet dikujt tjetër; e shfryn dufin aty ku mundet. Ka *lëkurë gomari (dikush). *Kërriç gomari shar. *Koqe gomari tall. bised. I mbeti gomari në *llucë (dikujt) keq. Kur të numërosh *qimet e gomarit tall. Nuk e nxjerr gomarin nga balta (dikush) nuk është i zoti për diçka, nuk mundet a nuk ka aftësitë bëjë diçka që duhet ta bëjë; nuk nxjerr lepur nga strofulla. E nxjerr në *pazar të gomarëve (diçka) tall. *Pallmë gomari keq. Prit gomar të mbijë bar! iron. mos prit kot, s’dihet kur do të bëhet një punë a kur do të vijë dikush; mund të mos bëhet e të mos vijë kurrë; është fare e pasigurt diçka; lagu sot e rruhu mot. Kur të qethen gomerët tall. kurrë, asnjëherë; kur të qethen dhentë e kuqe. Nuk i shkon gomari (kali) në *udhë (dikujt). Nuk i shkon gomari (kali) në *urë (dikujt). I shkon (i rri) si *shala gomarit (dikujt) iron. Për *shpirt të gomarit! iron. Vajti *kërriç e erdhi gomar (dikush) vulg. përb. I vuri *lëkurën e gomarit (dikujt). Një *vrap gomari (pele). Zbriti nga *kali e hipi në gomar (dikush) iron. E zë gjumi mbi gomar (dikë) tall. është i qullët dhe i plogët, është hutaq i madh, s’është i zoti për asnjë punë; fle në këmbë (dikush); humb (humbet) rrugën (udhën) në oborr (dikush) tall. *Zog gomari shar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë