Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gath”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DASHEDELE

DASHEDÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. Lule si vile a si kalli; lule lajthie; lavare..
Sin.: gath, lavare, vile, vastak, kalli, resë, rezhdë, verigë, vath.

EFULL

ÉFU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT bot. Luletrajtë vileje e disa drurëve; vastak.
Sin.: vastak, resë, gath, lëvare.

GATH

GATH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. Grumbull luleshtrajtën e një vileje a të një kallirivaret; vastak, lëvare, rezhdë. Gath mashkull (femër). Gathët e arrës (e lajthisë, e plepit).
Sin.: vastak, lëvare, rezhdë.

LËVAR

LËVÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. Lule të një seksi, të grumbulluara si kalli i zgjatur; gath, vastak, resë. Lëvar plepi (arre).
Sin.: resë, gath, vastak, vistër, rezhdë, vistak.

RESË

RÉS/Ë,~AІ f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Luletrajtë vileje, që lëshojnë disa drurë; gath, vastak, lëvare. Resat e arrës (e gështenjës, e lajthisë). Nxjerr resa. I bien resat.
2. bot. Radhiqe.
3. bot. Bimë barishtore e kënetave dhe e liqeneve, që bën fijegjata, të cilat përdoren për të thurur; kashtë kënete, rerëz.
4. Thurimë prej kallami ose prej kashte kënete, që përdoret për çati, për trina, etj.; thurimë e tillëtrajtë hinkepërdoret për të zënë peshk etj. Resë kallamash (thuprash). Resa e çatisë. Resa e peshkut. Thur (bëj) një resë. Mbuloj çatinë me resë.
5. Vend në një lumë ku i zihet pritë peshkut për ta kapur natën me resa; pritë, pusi.
Sin.: gath, radhiqe, koce.

REZHDË

RÉZHD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gath, vastak i disa drurëve; lëvare, resë. Rezhdat e arrës (e lajthisë, e dëllinjës).
2. Kokërr mani e papjekur. Rezhda mani.
3. Lapë që i varet dhisë nën gushë, vath; emri i dhisë që ka dy vathë nën gushë. Dhi me rezhda.
4. Fije rrecke, leckë; thekëvaren anës një rrobe. Rezhdat e shamisë (e bohçes).
5. vet. sh. Bishtajatmbeten pasi u hiqen kokrrat; lëmishte, mbeturina. Rezhdat e fasuleve. Mullar me rezhda. Rezhda zdrukthi bluashkatnxjerr zdrukthi.
6. bot. Pjesë e parë e emërtimit për një bimë barishtore që çel lulevogla ngjyrë jargavani. Lule rezhde.
Sin.: gath, rezhdëz, vath, rruazë, gath, rrekë, rrekëz, lëvar, lape, leckë, thek, lëmishte, mbeturinë.

VASTAK

VASTÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bot. (lat. Corymbus) Tufëz lulesh a kokrrash, që dalinbashku në një bisht ose në një kërcellhollë dhevaren poshtë si kalli gruri; vile, bistak. Vastak arre. Vastak shelgu. Vastak qershie. Vastak jargavani. Kishin rënë vastakët.
2. Diçka që ka trajtën e një vileje a të një kallirivarur poshtë. Vastak akulli. Vastak krongjijshë (akulli). Vastakët e akullitstrehët e çatisë ngjasonin me stalaktite.
Sin.: vesh, resë, gath, grec, lëvare, kajlë, rezhdë, rëkore, krongjill.

VATH

VATH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Stoli prej ari, prej argjendi a prej lëndështjera, zakonishttrajtë rrethi e me zbukurimendryshme, që i varin gratë e vajzatvesh. Vath i florinjtë. Vathë prej argjendi. Një palë vathë. Vathë me gurëçmuar. Vë (mban) vathë.
2. Secili nga dy zgjatimet e mishta që i varen dhisë poshtë gushës, rezhdë. Dhi me vathë. Asaj vathës i shkonte keci prapa.
3. Formim nën sqepin e pulësvaret si dy fletëvogla mishtake. Vathët e pulës. Vathët mishtakepulës.
Sin.: gath, lapë, rruazë, rrek, vëth, tingëlla, rrekë.
Mbeti pa vathë e pa rrathë (dikush) i humbigjitha, mbeti pa gjë fare; mbeti pa plëng e pa shtëpi; mbeti me gishtgojë. I mbeti vathvesh (dikujt) nuk iu nda, iu qep e nuk i shqitet; iu ngjit dikush aq shumë, sa nuk shqitet më e nuk e harron dot. E var (e vë, e mbaj, e kam) vathvesh (diçka) e ruaj a e mbajmendje për një kohëgjatë, e kam gjithnjë parasysh, nuk e harroj asnjëherë; e kam unazëgisht; e mbaj nën jastëk; e ngul (e ngulit) në mendje (në kokë); e vë (e fut) në xhep. Vath i florinjtëveshderrit mospërf. gjë e mirëvendkeq, veti a cilësi e mirë e një njeriu që ka edhe disa anëkëqija; gjalpë i mirëlëkurëqenit.

VATHATOR
VATHATOR

VATHATÓR,~I f. sh. ~Ë, ~ËT Cjap që ka dy zgjatime a rezhda nën gushë si vëthë, vathator, rezhdak. Vathatori i printe tufës.
Sin.: rezhdak, vathor, gath, rrekë, rrekan.

VERIGË

VERÍG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Secila prej unazave të një zinxhiri; rreth prej metali ku varim diçka, hallkë. Verigaforta. E variverigë.
2. edhe fig. Zinxhir prej unazash, të hekurta, pranga. I lidhnin me veriga. Verigat e robërisë. I këputën verigat e robërisë.
3. Zinxhiri ku varen enëtzjarr, vargor; zinxhir. Verigat e oxhakut. E vari kusinëverigat e oxhakut.
4. Kunj prej druri ose prej hekuri, që lidh zgjedhën me shtizën e parmendës. Veriga e zgjedhës.
5. Veshi i enës, vjegë; dorezëtrajtë gjysmëharkumbërthehetdiçka. Veriga e shtambës (e gjymit, e qypit, e kusisë). Veriga e saçit. U këput veriga.
6. Vesh rrushi, rezhdë arre, gështenje, plepi etj.; vile. Verigat e arrës. Këputi një verigë rrush. Hëngra dy veriga.
7. Lak prej dy a tri fijesh perifortë në një veshje ose në një perde, ku mbërthejmë kopsën, lidhim një fill tjetër etj.; vrimë në një rrobë ku futim kopsën për ta mbërthyer, ilik; fill i lidhur si lak, që mundzgjidhet lehtë, vjegëz. Verigat e gunës (e pantallonave). Lidh (zgjidh) verigën.
8. fig. Hallka e diçkaje, e cila shërben si mbështetje për të parë anët e ndryshme të saj, e për të gjetur zgjidhjen e nevojshme. Veriga kryesore e një çështjeje.
Sin.: vjegë, vjegëz, filiqe, nyjë, heqës, gath, rezhdë, resë.
I kanë rënë verigat (dikujt) iron. u plak, nuk ka më fuqi; zuri qoshen (dikush); i ka rënë bytha thjeshtligj. vulg. Gjen verigë (për diçka) gjen një shkak, sadovogël, për t’u kapur në një çështje, për t’u përligjur për diçka ose për ta dredhuar në një punë. Ia gjeti verigën (*vjegën). Rri si *balojaverigë (dikush) keq.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.