Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARMÁT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Forcat e armatosura të një shteti, të një organizate, të një bashkimi, të një lidhjeje ose të një entiteti, të përbërë nga një numër i madh personeli dhe nga pajisje ushtarake të organizuara për të mbrojtur vendin, sigurinë kombëtare ose për të kryer veprime ushtarake; ushtri; njësi e madhe e organizuar e forcave të armatosura që përbëhet nga korpuse, divizione ose brigada ushtarësh, të bashkuara nën një komandë të vetme. Armata kombëtare. Armata çlirimtare. Komanda e armatës. Armata e aleatëve. Komandanti i përgjithshëm i armatës. Pajisja e armatës me anije luftarake.
2. Njësi e madhe ushtarake, e përbërë nga dy a më shumë truparmata dhe e pajisur për veprime luftarake strategjike. Armatë tankesh. Komandant armate. Garnizoni i armatës.
3. fig. Masë e madhe njerëzish, që punojnë së bashku në një lëmë ose për një qëllim të vetëm; ushtri. Armatë e fuqishme. Armata e punëtorëve. Armata e arsimtarëve (e mjekëve). Armata e të rinjve. Armatë ndjekësish në rrjetet socialë.
4. fig. Sasi e madhe, grumbull i madh mjetesh teknike. Armatë aeroplanësh (anijesh, automjetesh, buldozerësh etj.).
FUSHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur fushojmë; qëndrim i përkohshëm me çadra etj. gjatë një udhëtimi, ekspedite, ekskursioni etj. Iu kujtuan fushimet gjatë ekskursioneve.
2. usht. Dalja nga kazermat dhe qëndrimi i përkohshëm i trupave në vend të hapur; stërvitja që zhvillohej me trupat jashtë repartit. Garnizoni ishte në fushim.
GARNIZÓN,~I m. sh. ~E, ~ET usht. 1. Tërësia e trupave që vendosen në një qytet për të siguruar mbrojtjen e tij. Garnizoni i qytetit. Forcat e garnizonit. Komanda e garnizonit. Komandanti i garnizonit.
2. Repart i vogël ushtarak brenda në një qytet, që ka si detyrë të mbikëqyrë disiplinën dhe rregullin e shërbimit të brendshëm të ushtarakëve; komanda dhe ndërtesa e këtij reparti. Garnizoni i Tiranës. Ushtar (oficer) i garnizonit. Patrulla e garnizonit. Ka shërbim garnizoni.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë