Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GËRR/ÚALL,~ÓLLI m. sh. ~ÓJ, ~ÓJTË 1. Enë e drunjtë si kade, që është bërë nga trungu i një lisi të gërryer përbrenda dhe që përdoret për të mbajtur drithë, miell etj.
2. Vend i thurur me gardh ku mbahen bagëtitë; vathë, gardhec.
3. Shkop me një bigë si grep në majë, që përdoret për të kapur dhe për të mbartur mbi sup vandakë me shkarpa, me dëllinja etj.
✱Sin.: vathë, gardhec, kade.
VÁTH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i rrethuar me gardh në një shesh të hapët, ku rrinë bagëtia në verë; vend i rrethuar me lesa në një arë, ku mbajnë dhentë natën për ta plehëruar; tufa e dhenve a e bagëtive të gardhuara në një vend të tillë. Vatha e dhenve (e dhive, e lopëve). Lesa e vathës. I futin (i mbyllin) në vathë. E ndau (e hoqi) nga vatha. E plehëroi me vathë.
2. Vendi a kopshti ku mbahen zgjojet e bletëve; zgjojet e bletëve që i mbajnë bashkë në një vend. Vatha e bletëve. Vathë prej pesëdhjetë zgjojesh.
✱Sin.: vathnajë, plehërishtë, gardhec, torishtë, mandër, ujanik.
♦ Doli nga vatha (dikush) u largua nga të tjerët, u veçua, u shkëput; bën ndryshe nga të tjerët; u nda nga tufa; u nda nga kopeja; kund. hyri në vathë. *Dhen në vathë. E futi (e shtiu) në vathë (dikë). 1. E vuri nën kontroll, veproi në mënyrë të tillë që ta ketë në dorë e ta mbajë nën vëzhgim ose ta ruajë që të mos largohet, të mos bëjë gjë etj.; e bëri zap. 2. shih e shtiu (e futi) në grackë (dikë). E futën në vathë të dhive (dikë) ia morën mendjen; e bënë për vete. Hyri në vathë (dikush) u bashkua me gjithë të tjerët; iu bind urdhrave të dikujt; kund. doli nga vatha. E sjell (e fut) ujkun në vathë (dikush) është njeri që me lehtësi e pa mëshirë të bën keq; fut në mes të tjerëve dikë që është i rrezikshëm e i pabesë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë