Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GÁRD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Repart i posaçëm për të mbrojtur a për të ruajtur udhëheqësit e drejtuesit e lartë të shtetit dhe institucionet kryesore të një vendi, për të nderuar me rastin e pritjes e të përcjelljes së kryetarëve të shteteve të tjera. Garda kombëtare. Garda mbretërore (perandorake). Garda civile. Garda e republikës. Komandanti i gardës. Oficer (ushtar) i gardës. Banda e gardës. Uniforma e gardës. Flamuri i gardës. Shërben në gardë.
2. fig. Tërësia e aktivistëve të shquar në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore, për një çështje të madhe; brez luftëtarësh të një moshe a pjesëmarrës në një ngjarje të rëndësishme historike. Garda e vjetër. Garda e re.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë