Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gandall”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PELLG

PÉLL/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Gropë me ujë shiu a me ujë që është grumbulluar në një vend ngaqë s’rrjedh, ngaqë gjen pengesë etj. Pellg i madh (i vogël). Pellg me ujë. Ra (shkau) në një pellg. Ishte bërë udha tërë pellgje.
2. Gropë e madhe, e mbushur me ujë të grumbulluar për ujitje a për qëllimetjera; ujëmbledhës, rezervuar. Pellg artificial. Pellg për të rritur peshk.
3. Vend i thellë në det, në liqen a në lumë, thellomë. Pellg deti (lumi).
4. Sasi e madhe e një lëndelëngët, që është derdhur a është grumbulluar mbi një sipërfaqe. Pellg gjaku. Pellg vaji. U derdh gjaku pellg.
5. gjeogr. Trevëlaget nga një lumë a nga degët e tij; tërësia e mëngëve të një lumi; sipërfaqe ku rrjedhin e ku mblidhen ujëra, burime etj. Pellg lumor.
6. gjeogr. Trevë e gjerëpërfshin një det pak a shumëmbyllur dhe viset rreth tij. Pellgu i Egjeut (i Adriatikut, i Mesdheut).
7. gjeogr. Trevë e ulët fushore, e rrethuar prej malesh; ultësirë; rrafsh i gjerë, i rrethuar me male. Pellgu i Shkodrës. Pellgu i Korçës.
8. Vend me shtresapasura mineralesh a lëndështjera. Pellg i pasur vajguror. Pellg nafte. Pellg qymyrguri. U zbulua një pellg i ri (i rëndësishëm).
9. keq. Mjedis a vend me njerëzkëqij a me njerëzkanë pikëpamje të mykura e keqdashëse, që janështhurur moralisht etj. Pellg kriminelësh (kumarxhinjsh).
10. keq. Gjendje e keqe a e vështirë; moçal, batak. Pellg paragjykimesh. E nxori nga pellgu. Doli nga pellgu ku kishte rënë.
11. fig. Mesi, palca, kulmi (për një periudhë kohe etj.). pellgdimrit.
Sin.: pellgore, llakë, llonxhë, ujore, bërrakë, llumë, çeptirë, gandall, zhakë, syenë, batak, pellgore, pellgaçe, hurdhë, hurdhele, gosë, gropere, ujëmbledhës, rezervuar, basen, matorik, vivar, liqen, gomën, lëmë, gropësirë, ultësirë, liman, gobellë, strum, syenë, zhakë, llogaçe, lerë, kallaçkë, rrafshulët, topil, bujanë, bunar, hurdhore, thellësirë, mbledhës, thellomë, gjol, gjolishte, gorgë, gropore, bende, hauz, moçal, amull, ballanxhë, gandall, harmoç, mes, palcë, kulm.
U pellg. 1. (dikush a diçka). U lag shumë, u tërë ujë, u njom i tëri; u ujë; u qull. 2. (diku). U grumbullua shumë ujë në një vend, u baltos. 3. (dikush). shih u tapë (dikush). bëri pellg (dikush a diçka) më lagu shumë, më lagutërin; më baltosi; bëri ujë; më bëri qull.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.