Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ELEKTRIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. fiz. I jap diçkaje ngarkesë elektrike. Elektrizon atmosferën (një trup). Elektrizon pozitivisht (negativisht). Era i elektrizon flokët.
2. fig., libr. E prek thellë dikë, entuziazmoj; e çoj peshë. Ajo është si një mit që elektrizon masat. Elektrizoi sallën. Lëvdatat e elektrizonin dhe pezmatonin njëherësh. Tifozët kuqezi elektrizojnë stadiumin.
✱Sin.: entuziazmoj, prek, ndez, galvanizoj.
ENTUZIAZM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I ngjall dikujt entuziazëm; e bëj dikë që të punojë a të veprojë me entuziazëm. Entuziazmon rininë (tifozët, publikun). Aventurë që më entuziazmon. Na entuziazmon fakti. Entuziazmoi patriotët shqiptarë. Ky lajm më entuziazmoi pa masë.
✱Sin.: ndez, elektrizoj, galvanizoj, frymëzoj.
GALVANIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. tek., kal. Vesh një send metalik me një shtresë të hollë metali që nuk ndryshket, duke e zhytur në një lëng, i cili përshkohet nga rryma elektrike. Galvanizoj me ar (me krom). Galvanizoj me argjend argjendoj. Galvanizoj me nikel nikeloj. Galvanizojnë medaljet. Galvanizojnë lugët (unazat).
2. fig., libr., kal. I jap një vrull të përkohshëm, nxit për një çast veprimtarinë e dikujt a të diçkaje; entuziazmoj. I galvanizoi njerëzit. Galvanizon energjitë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë