Fjalori

Rezultate në përkufizime për “galan”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GAL

GAL,~E mb. Galan. Qengj gal.
Sin.: galan, qimezi, i zi, zebash, zebë.

GALAN

GALÁN,~E mb. Që e ka qimenzezë, i zi (për bagëtitë); qimezi. Dash galan.

GALAN

GALÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Dash me qimezeza. E ka një dash galan.

GALË

GÁL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. Stërqokë. Tufë galash. Fluturojnë galat. Një galë e vogël. U trembën galat.
2. Dele e zezë; lopë e zezë.
3. si mb. Që i ka qimetzeza (për lopën a delen) Dele (lopë) galë.
Sin.: cirikokë, sorrë, qimezi, galan.

VJUSHAN

VJUSHÁN,~II m. sh. ~A, ~AT Vjuzhgan. Vjushani dallohej nga tufa. Ndër dhi kishte një vjushan, ndërsa ndër dhen kishte një galan, të dy i kishte për mbarë (për ndërzim).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.