Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGATËRR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Lidh a bëj bashkë pa rregull fije të ndryshme; koklavit; kund. çngatërroj, shkoklavit, shkatërroj. Ngatërroj flokët (fijet e lëmshit). Ngatërroj perin (spangon, telin). Ngatërroj grepat. Ngatërroj degët e luleve.
2. Përziej a bëj bashkë në mënyrë të parregullt gjëra të ndryshme; përziej njërën me tjetrën. I ngatërroi librat (fletoret). Ngatërroj letrat. I ngatërron fjalët kur flet. Ngatërron hapin nuk i hedh hapat sipas rendit në rresht.
3. Marr një gjë për një tjetër; bëj gabimisht një gjë në vend të tjetrës. I ngatërron emrat. Ngatërron ngjyrat (tingujt). Ngatërroi çantën (çadrën, celularin). Ngatërroi derën (rrugën, adresën). E ngatërron kajsinë me nektarinën. Më ngatërroi me një shokun e vet.
4. fig. Bëj diçka të errët e të paqartë për t’u kuptuar, ndërlikoj, pështjelloj. I ngatërroi mendimet. I ngatërroi punët. Kjo ngjarje e ngatërroi situatën. Ngatërron diçka nëpër dhëmbë flet në mënyrë të paqartë, pëshpërit nëpër dhëmbë.
5. Fut përçarje, grindje e mosmarrëveshje ndërmjet dy a më shumë njerëzve, vendeve etj. Ngatërron gjithë botën. Ngatërronin të gjithë rajonin.
6. fig. Bëj dikë që të humbë fillin e mendimeve ose lidhjen e fjalëve gjatë bisedës; i ndërhyj në një punë ose e ndërpres dhe e pështjelloj; hutoj, prish mendjen. I ngatërroj fjalën dikujt. Mos e ngatërro se po numëron.
7. Tërheq pas vetes ose shtyj dikë të marrë pjesë në një punë të papëlqyer a të keqe. E ngatërroi në një grindje. I ngatërruan në një luftë të padrejtë. E ngatërruan në një tregti të paligjshme.
✱Sin.: gafrroj, shpupurish, shprish, stërflok, kokoleps, korkoleps, çakërdis, trazoj, shkartis, katrapilëzoj, përziej, humb, humbas, shkëmbej, shpërndaj, zhyej, rrëmih, tutëloj, koklavit, ndërliks, pleks, mpleks, nakatos, ndërlik, ndërlikoj, grind, turbulloj, gramshalesh, ngërzis, tollovis, gaboj, thur, rrëmoj, çaprashis, çaprazoj, çatrafiloj, hutoj, pështjelloj, përçaj, tres, lajthit, torrloj, dafurroj.
♦ Ngatërron (gabon) *adresë (dikush) iron. Ia ngatërroi *letrat (dikujt). Ngatërron *lëmshin (dikush). Ngatërron *fijet (dikush). I ngatërroi *liqtë (dikush). Ngatërron *penjtë (dikush). Ngatërron *rrugën (dikush). Ngatërron *ujërat (dikush).
SHPUPURÍSH vep., ~A, ~UR kal. 1. Trazoj zjarrin që të zbulohet prushi, prushit. Shpupurish zjarrin.
2. vet. v. III Gërvisht e trazon tokën me këmbë, për të gjetur ndonjë krimb a gur të vogël etj., zhgurit (për shpendët). E shpupurishën pulat kopshtin.
3. Ngatërroj flokët, u prish të krehurën, shprish, gafrroj (për njerëzit); vet. v. III fryn puplat a pendët (për shpendët). Shpupurish flokët. Shpupurishin puplat.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë