Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DESANT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR usht., kal. dhe jokal. Hedh desantë diku për të kryer veprime të caktuara luftarake. Flota detare desantoi trupat në gadishull. Helikopterët desantuan komandot në vijën e frontit. Trupat desantuan në bregdet në agim. Forcat ajrore do të desantojnë menjëherë në pikën strategjike.
GADISHULLÓR,~E mb., gjeogr. Që lidhet me gadishullin, që i përket gadishullit, i gadishullit; që është gadishull. Pjesa gadishullore.
PELOPONEZIÁN,~E mb. Që lidhet me Peloponezin (gadishull i madh në Greqi) ose me peloponezianët, që është karakteristik për Peloponezin ose për peloponezianët, i Peloponezit ose i peloponezianëve, që është krijuar nga peloponezianët.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë