Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
XIXËLL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III. 1. Lëshon shumë xixa. Xixëllon zjarri.
2. Ndriçon si një pikë e zjarrtë që dridhet në errësirë; ndrit, shkëlqen nga rrezet e dritës që thyhen mbi të; vezullon. Xixëllojnë dritat. Xixëllojnë yjet. Xixëllon liqeni (deti). Xixëllon në errësirë.
3. Shkëlqejnë fort nga gëzimi, nga zemërimi ose nga një ndjenjë tjetër e fuqishme, ndritin fort (për sytë). I xixëllonin sytë.
4. fig. Më vjen, më shfaqet në mendje papritur, më shkrep. I xixëlloi një shkëndijë shprese.
✱Sin.: xixëmon, xixon, gacullon, ndrit, prafullon, shkëndit, shkëndijon, përshkëndit, çikërron, shkëlqen, vezullon.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë