Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gacullinë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHEJMIRË

SHEJMÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Lampyridae) Insekt i cili gjatë natës prodhon dritë nga bishti; xixëllonjë, gacëllimë. Kanë dalë shejmirat. Vrapoi pas shejmirave. - Mos i prekni me dorë shejmirat!
2. zool. (lat. Gryllus domesticus, Acheta domesticus) Insekt me ngjyrë kafeerrët, që lëshon zë si gjinkalla, bulkth, grilli. Këngë shejmire. Zhaurima e shejmirave. Tingujt e shejmirës.
2. zool. (lat. Gryllus gryllotalpa, Gryllotalpa gryllotalpa) Insekt i ngjashëm me bulkthin, deri 5 cm i gjatë, me brirthëtrashë dhe thonjfuqishëm, i cili bën kanale nën tokë dhe ushqehet me rrënjët e bimëve dhe krimba; arrç, dosë.
Sin.: bukare, gacëllimë, gacullinë, gacëxixë, gjylbabë, mizëllimë, shkëndijë, vezullonjë, vezullore, vezullimë, xhixhë, xhixhëll, xixëllimë, xixëllonjë, bulkth, bujk, grill, arrç, baldosa, dosë.

XIXËLLONJË

XIXËLLÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Lampyris noctiluca) Kandërr e vogël, e murrme, me trupshtypur, e cila e ka pjesën e funditbarkutverdhë dhe ndrit si një xixëndizet e shuhet natënfillimverës; shkëndijëz, bukurezë. Në maj dalin xixëllonjat. Kapin xixëllonja.

Sin.: bukure, bukurezë, buburizë, buburezë, shkëndijëz, çikëlore, xixëllimë, vezullonjë, vezullore, vezullimë, gacullinë, cilivile, buburiskë.

E këput xixëllonjën në *mes (dikush) shaka. Qëllonxixëllonjë (dikush) ka shumë nishan; godet atje ku duhet, rrok edhe shenjën më të vogël.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.