Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHKABÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Aquila melanaetus) Shkabë. Në mal kishte parë një shkabonjë. I vogli i shkabonjës. E mbërtheu shkabonja.
2. Flamuri kombëtar. Shkabonja kuqezi.
3. fig. Vajzë a grua trime e sypatrembur. Shkabonja sypatrembur.
✱Sin.: shqiponjë, shqipe, shkabë, gabë, gabonjë, zgarbë.
SHKÁB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Gyps fulvus) 1. Shpend i madh grabitqar me ngjyrë të përhime në të kuqërremtë, me sqep të kthyer e me kthetra të forta, që ushqehet më tepër me kafshë të ngordhura; huta e murrme, stërvinari i murrmë. Fole shkabe. Zogjtë e shkabës. E hëngrën shkabat.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme shkabash ose shpendësh që në ndonjë farë mënyre kanë ngjashmëri me shkabat. Shkaba mjekroshe (lat. Gypaetus barbatus) shpend grabitqar me pendë të zeza në shpinë, që ka bark ngjyrë si të ndryshkur dhe ka kokë e qafë të verdhë e të bardhë. Shkaba e zezë (lat. Aegypis monachus) zog grabitqar me pendë kryesisht të zeza.
2. Shqiponjë. U kthye shkaba në fole. Shkaba shqipe.
✱Sin.: gabë, gabonjë, shkabonjë, grifë, shqiponjë.
SHQÍP/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET 1. zool. (lat. Aquila melanaetus) Shqiponjë. Shqipe mali. E mbërtheu shqipja me kthetra. Iu lëshua si shqipja lepurit iu vërsul rrufeshëm.
2. Figura e këtij shpendi e përdorur si simbol i fuqisë, trimërisë dhe fisnikërisë. Shqipja arbërore. Shqipja dykrenore. U vërsul si shqipe.
3. si mb. Që është shumë e shkathët dhe e zonja në punë; trime (për vajzat e gratë). E ka nusen (çupën) shqipe.
✱Sin.: shqiponjë, shkabë, gabë, gabonjë.
SHQIPÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT . zool. (lat. Aquila melanaetus) Shpend i madh grabitqar, me sqep të kthyer, me kthetra të gjata e të forta dhe me sy të mprehtë, që jeton në male e në stepa dhe mbahet si simbol i lirisë e i trimërisë; shqipe, shkabë. Shqiponjat e alpeve. Krahët (kthetrat) e shqiponjës. Sy shqiponje. Fole shqiponje. Sulet si shqiponje. Më mirë shqiponjë një ditë, se sorrë një vit. (fj. u.). Shqiponja nuk ha miza. (fj. u.) njerëzit e shquar nuk merren me çikërrima e me gjëra të ulëta.
2. zool., zakon. sh. (lat. Accipitridae) Shpendë të familjes së skifterëve, shqiponjave, hutave, shqipeve dhe shkabave.
3. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që i përkasinin familjes së shqiponjave ose janë të afërta me ta. Shqiponja bishtpykë (lat. Aquila audax) Shpend i madh grabiqar, me ngjyrë kafe të errët e me bisht si pykë, që jeton kryesisht në Australi. Shqiponja e detit (lat. Haliaeetus albicilla) Shpend me pendë të errëta, bisht të bardhë e me spep të verdhë, i cili pjesën më të madhe të vitit e kalon pranë sipërfaqeve me ujë; fregatë. Shqiponja e malit (lat. Aquila chrysaetos) shpend me trup 76-89 cm të gjatë, me ngjyrë kafe të errët dhe me pupla ngjyrë ari në pjesët e prapme të qafës, me sqep të zi e të kthyer; shqiponja e artë, shqiponja kryeverdhë. Shqiponja perandorake (lat. Aquila heliaca) shpend i madh me ngjyrë kafe, me kthetra të gjata e të lakuara e me sy të mëdhenj.
4. fig. Njeri trim, i guximshëm, sypatrembur e krenar; njeri shumë i zoti e i shkathët. E ka shqiponjë këtë djalë (këtë vajzë).
5. bot. (lat. Monstera) Bimë shumëvjeçare zbukurimi, përherë e gjelbër, me gjethe të mëdha e të prera thellë, që u përngjajnë krahëve të shqiponjës, luleshqiponjë.
6. Figura e këtij shpendi, e vizatuar, e pikturuar a e qëndisur. Shqiponja dykrenore vizatim i një shqiponje me dy krerë në stemën dhe në flamurin e Republikës së Shqipërisë.
✱Sin.: shqipe, shkabë, gabë, gabonjë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë