Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GËZIMPRÚRËS,~E mb. Që sjell gëzim, që të mbush me kënaqësi, që të gëzon; i gëzueshëm. Lajm gëzimprurës.
GËZIMSJÉLLËS,~E mb. Gëzimprurës, i gëzueshëm.
GËZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që të ngjall gëzim, që të gëzon, që të mbush me gaz e hare, i gëzuar, gazmor. Lajm i gëzueshëm. Ngjarje e gëzueshme. Këngë e gëzueshme. Festë e gëzueshme.
2. Që është gjithnjë i qeshur e tërë gaz; i gëzuar. Fëmijë i gëzueshëm.
3. Që kalohet a është kaluar me gëzim, i gëzuar. Jetë e gëzueshme. Ditë të gëzueshme. Çast i gëzueshëm.
4. Që shpreh gëzim e hare, i qeshur. Fytyrë e gëzueshme.
✱Sin.: i gëzuar, gëzimdhënës, gëzimplotë, gëzimprurës, gëzimsjellës, ngazëllues, ngazëllimtar, i qeshur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë