Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANGULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kuisja e qenit ose e ujkut kur i bien a kur ka të keq; ulërimë me zë të ulët dhe të përvajshëm. Angullima e qenit (e ujkut). Lëshon angullimë. Dëgjohej larg angullima e qenit.
2. Gërvimë, zhurmë çjerrëse a gërvishtëse. Angullimë e çjerrë (e thatë, e gjatë). Angullimë e qerres. U dëgjua angullima e sajës.
✱Sin.: ulërimë, ulëritje, kuisje, angullitje, angurimë, angullirë, hungërimë, hungëritje, hungullimë, hungullitje.
GËRVÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tingull i thatë, i çjerrë e i zgjatur që lëshon një send metalik ose i drunjtë, kur fërkohet me një tjetër a me diçka të fortë; zhurmë e ngjashme me këtë tingull. Gërvimë e thatë (e zgjatur, e çjerrë). Gërvima e derës (e qerres, e rrotave. e kyçit). Gërvima e makinës (e sharrës, e zinxhirëve, e frenave). Nxjerr gërvimë.
✱Sin.: kuisje, angullimë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë