Fjalori

Rezultate në përkufizime për “gërthitje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRITMË

BRÍTM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zë i fortënxjerr njeriu kur bërtet, thirrmë e fortë, klithmë; zërilëshojnë kafshët, ulërimë. Britmë e madhe (e fortë, e ngjirur, e çjerrë, shurdhuese, e mprehtë). Britma e tufës. Britma e malësorit i zgjoigjithë. Britma e saj vinte si në vaj. Lëshoi (një) britmë. Vuri britmën. Ia dha britmës. Britmën e buallit e dëgjojnëgjithë. (fj. u.).
2. Shprehje e vrullshme e një ndjenje me zë a me pasthirrma; thirrje gëzimi, miratimi etj.; brohoritje. Britmë e gëzuar. Britma gëzimi (habie, hareje, fitoreje, të thekshme). E pritën (e përcollën) me britma.
3. Zhurmëkrijohet nga zërat e disa vetave kur flasin fort; zhurmabëjnë dy ose me shumë veta kur zihen a kur shahen me zë të lartë; thirrje. Britma kalamajsh. Britmë grarishte.
4. Kërkesë me zë të lartë që i drejtohet dikujt për t’u bashkuar për një çështjerëndësishme; thirrje, kushtrim, alarm; zhurmëbëhet për një qëllimcaktuar. Lëshoi britmën dha kushtrimin. Nuk i dëgjon kush britmat e tyre. Britma e të varfërve.
5. etnogr. Gjëmë, mynxyrë, zezonë. Një britmë e madhe kishte mbuluar fshatin.
Sin.: thirrmë, bërtitje, klithmë, klithje, këlthitje, gërthitje, sokëllimë, thirrje, gjëmë, e thirrur, piskamë, ulërimë, vikamë, çirrmë, grahmë, mekërimë.

BËRTITUR

BËRTÍTUR,~A (e) f. kryes. sh. ~A, ~AT (të) 1. Fjalë ose thirrje me zë tepërlartë, britmë, thirrmë, klithmë. bërtituraforta. Të bërtiturat e fëmijës. Nisi ngabërtiturat. Me një të bërtitur prej luaniegërsuar. Dëgjoheshin bërtitura.
2. Qortim ose sharje me të thirrura. S’duronbërtitura. Nuk ia del dot me të bërtitura.
Sin.: britmë, thirrmë, klithmë, klithje, gërthitje, këlthitje, sokëllimë, piskamë, ulërimë, vikamë.

LARISJE

LARÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Gërthitje, thirrje e fortë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.