Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GËRRÝERJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gërryhet një vend, një send etj. Gërryerja e dheut (e shkëmbit, e drurit). Gërryerja e dhëmbit. Procesi i gërryerjes.
2. Veprimi shkatërrues i ujit, i shirave, i erës etj. në sipërfaqen e tokës dhe pasojat e tij, erozion. Mbrojnë tokën nga gërryerja.
3. Zgavër, gropë a e thelluar që bëhet kur gërryhet diçka.
✱Sin.: brejtje, ngrënie, gërresë, zgavër, zgavrim.
LÚGËS,~II m. sh. ~, ~IT Sqepar me presë të harkuar, që përdoret për të gdhendur drurin për bucela, për lugje etj.; thikë e lakuar që përdoret për të gdhendur pjesë të thelluara në dru, për të bërë lugë etj. Gdhend me lugës.
2. Rende e përkulur; lugur. Lugësi i kungullit.
3. Vegël e metaltë, me një lopatëz të lugët, që përdoret për të kruajtur magjen nëpër qoshet; kruese. Lugësi i magjes.
✱Sin.: skupë, skupës, lugësore, sqepar, qeser, rende, thikë, kruese, ganë, gërresë, gërryes1.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë