Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRR/ÚA,~ÓI m. sh. ~ÉNJ, ~ÉNJTË 1. Rrjedhë uji më e vogël se lumi, që zbret nga malet, zakonisht me rrëmbim dhe derdhet në një lumë a në një liqen; shtrati i kësaj rrjedhe, me ujë a pa ujë. Përrua i rrëmbyer. Përrua i thellë. Përrua i thatë përrua që ka ujë zakonisht vetëm kur bie shi. Shtrati i përroit. Vërshimi i përrenjve në pranverë. Kaluan nëpër një përrua.
2. fig. Sasi e madhe e diçkaje; diçka që vjen me shumicë e me rrëmbim. Përrua gjaku. Përrenj fjalësh (libr.). Një përrua njerëzish.
✱Sin.: she, virua, prevë, përroskë, gërranë, lumth, cem, rrëke, voz, cilik, rrungajë, rrymë.
♦ Ai i përrenjve euf. shejtani, djalli. M’u bë barku përrua shih m’u bë barku petë. U bë përrua (dikush) shih u bë tapë (dikush). E hodhi përroin (dikush) shih e hodhi lumin (dikush). Është si *shejtani i përroit (dikush). S’ka përrua që e lan (dikë) shih s’e lan (dot) as lumi (dikë). E kapën ata të përroit (dikë) shih i hipën xhindet (dikujt). E lëshuan ata të përroit (dikë) shih i zbritën (i ranë) xhindet (dikujt). *Lumë e përrua! I tregoi *ferrë e përrua (dikujt). Zuri përroin (dikush) përb. vdiq; ngordhi si qen; zuri hendekun; zuri ledhin.
SHE,~U m. sh. ~RA, ~RAT Rrëke a përrua i vogël, që vërshon kur bie shi e zbret nga malet dhe shkakton edhe dëme në arat e mbjella etj., virua, prevë. Si sheu i shiut, që rrjedh i rrëmbyeshëm, por nuk zgjat. Lanë këmbët në një she. Andej zbriste një she i rrëmbyer. Kapërceu sheun. Sheu i fshatit.
✱Sin.: përrua, virua, prevë, përroskë, rrëke, gërranë, rrjedhë, va.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë