Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KRUSPULLÚAR (i, e) mb. Që është kruspulluar; i strukur kutullaç. E gjetën të kruspulluar pranë vatrës.
✱Sin.: i gërmuqur, i strukur, i platitur, i camrukur.
KËRRÚSUR (i, e) mb. 1. Që është kërrusur; i gërmuqur. Me trup të kërrusur.
2. edhe fig. I nënshtruar, i gjunjëzuar. Njerëz të kërrusur.
✱Sin.: i gërmuqur, i nënshtruar, i gjunjëzuar.
PËRKÚLUR (i, e) mb. 1. Që është i lakuar ose që ka pjesë të kthyera në trajtë harku, i kthyer, i lakuar. Orendi të përkulura.
2. Që e ka ulur kokën e kurrizin, i kërrusur. Ecte i përkulur.
✱Sin.: i përkulët, i lakuar, i harkuar, i epur, i epuar, i eptuar, i kthyer, i thyer, i përthyer, i kërrusur, i gërmuqur, i gërmuqët, i anuar, i anësuar, i prirët, i vaisur, i varur, i falur, i mposhtur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë