Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GËRM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Mih në një vend dhe heq dheun për të hapur një gropë ose për të nxjerrë diçka të mbuluar. Gërmoj thellë. Do të gërmosh një gropë. Gërmon në themele. Gërmon me kazmë. Fillova të gërmoja tokën.
2. jokal. Kërkoj mirë diku për të gjetur diçka, kërkoj në të gjitha skutat, rrëmoj. Gërmoi nëpër xhepa. Gërmon nëpër shtëpi. Gërmon në plehra.
3. fig., jokal. Bëj kërkime të shumta e të hollësishme për të gjetur të dhëna për dikë a për diçka; i futem thellë një çështjeje për ta njohur sa më mirë a për të nxjerrë diçka që më intereson; hulumtoj, gjurmoj thellë. Gërmon nëpër arkiva (biblioteka). Gërmon nëpër libra. Gërmon një çështje. Gërmojmë në biografitë e tyre. - Mos e gërmo më këtë punë!
4. fig., kal. Pyes shumë e me hollësi dikë për të mësuar a për të zbuluar prej tij diçka që më duhet. Gërmoje, se di shumë gjëra!
5. fig., jokal. Përpiqem shumë të rikujtoj diçka të shkuar a të harruar, vras mendjen për të rikujtuar diçka. Gërmoj në kujtesë (në mendje).
6. fig., kal. Bëj që të kërruset e të dobësohet. E gërmoi pleqëria.
✱Sin.: mih, gërmih, rrëmoj, gropoj, rrëmih, hap, shkrifëroj, hulumtoj, kërrus, shtyj, ndërsej.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë