Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GËRHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gërhijmë; zhurmë e mbytur e dridhëse që nxjerr dikush nga gryka e nga hundët kur fle, gërhimë. Gërhitje e lehtë (e fortë). S’e zinte gjumi nga gërhitja e shokut.
2. Zhurmë e tillë që nxjerr macja e disa kafshë të tjera. Gërhitja e maces. Gërhitja e derrit.
3. Zhurmë e zgjatur e dridhëse që bën një mekanizëm, kur është në punë, gërhimë, uturimë, kërkëllimë, rrapëllimë. Gërhitja e buldozerit. Gërhitja e motorit.
✱Sin.: gërhimë, uturimë, rrapëllimë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë