Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GUMËZHÍ/N vep., ~U, ~RË jokal., vet. v. III 1. Nxjerr një zhurmë të vazhdueshme kur fluturon (për bletën, për arëzën etj.), nxjerr gumëzhimë. Gumëzhijnë bletët (grerëzat).
2. Nxjerr a lëshon një zhurmë të ngjashme me atë që bëjnë bletët, arëzat kur fluturojnë; buçet, uturin. Gumëzhin motori. Gumëzhijnë aeroplanët. Gumëzhijnë telat e telefonit. Gumëzhin era (deti). Gumëzhin shkolla (salla, klasa). Gumëzhijnë rrugët. Gumëzhin sheshi (oborri i shkollës). Më gumëzhijnë veshët.
3. fig. Ka gjallëri të madhe nga një veprimtari e dendur, është ngritur peshë, është vënë në lëvizje për një çështje etj. Gumëzhinte tërë Shqipëria.
4. fig. Është mbushur nga fjalët e botës (kur në një qytet etj. flitet nga të gjithë për dikë a për diçka). Gumëzhinte gjithë qyteti nga fjalët.
✱Sin.: gumëzhit, buburit, buit, roit, vrumbullit, zien, bulbëron, buçet, uturin, gërgërit, gërhit, zëzëllon, zukat, zhurmëron, zhurmon, zhuzhet, zhuzhurit, gëlon.
GËRGËRÍT vep., ~A, ~UR jokal. 1. vet. v. III Bën një zhurmë të ngjashme me gurgullimën e ujit (për zorrët); bën një zhurmë të zgjatur e dridhëse (për motorin, mitralozin etj.); uturin, kërkëllin, rrapëllin. Gërgëritin zorrët. Gërgërit barku. Gërgërit motori (mitralozi).
2. fig. Dërdëllit.
✱Sin.: uturin, kërkëllin, rrapëllin, dërdëllit, llomotit, gumëzhin.
LLOMOTÍT (LLOMOTÍS) vep., ~A, ~UR jokal. 1. Flas mbyturazi e nëpër dhëmbë, them diçka me vete me zë të mbytur. Llomotit me vete. Llomotit nëpër dhëmbë. Llomotitnin bashkë.
2. Flas shumë a kot dhe pa përgjegjësi; flas poshtë e lart për diçka; flas keq a shpif për dikë. Llomotit kot (poshtë e lart). Le të llomotitin sa të duan.
✱Sin.: llap, llapoj, llapëroj, llapëtoj, dërdëllis, xhaunis, bllambullij, rrakatem, turtullit, bluaj, grij, prashit, shij, katroj, gërgërit, gargaris, xërlis, çaprashit, leh, belbëzoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë