Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANGULÍ,~A f., krahin. Përzierje e stomakut, pështirosje, vështirosje. Më vjen anguli. Më ka zënë angulia.
✱Sin.: neveri, gërdi, krupë, vel, pështirosje, vështirosje.
ANICÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Krupë, shtysë për të vjellë; të pështirë. Më vjen anicirë. Kam anicirë. Më zuri anicira.
2. Ndjenja përbuzëse e përçmuese që kemi për dikë, neveri, ndot të pështirë. Ndiej ancirë për të. Më vjen ancirë kur shoh diçka të tillë.
✱Sin.: krupë, të pështirë, ndot, neveri, gërdi, përbuzje, përçmim, mospërfillje.
NEVERÍ,~A f. 1. Ndjenjë e përzierjes së stomakut para një gjelle a para një ushqimi që nuk na pëlqen a që na ka velur dhe që s’e shohim dot me sy; ndjenjë e përzierjes nga një aromë e pakëndshme; krupë. Ha me neveri. Ka marrë neveri. Shtrembëroi fytyrën me neveri.
2. fig. Ndjenjë përbuzjeje të thellë për dikë a për diçka, ndot. Ndien neveri për dikë a diçka. Të ngjall neveri. E shihte me neveri e përçmim. E flaku (e shtyu) me neveri. E shpërfilli me neveri. Servil deri në neveri.
✱Sin.: krupë, efsh, të pështirë, pështirosje, të pështjellë, të vështirë, vështirosje, të vjellë, ndot, gërdi, shpërshije, të ndytë, të ndotë, ndotësi, neveritje, përbuzje, datë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë