Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GËNJESHTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që e ka zakon të gënjejë, ajo që thotë gënjeshtra; rrenacake; mashtruese. Gënjeshtarja ime e ëmbël! Gënjeshtare e ndyrë!
✱Sin.: rrenacake, rrenëse, mashtruese.
HIPOKRÍT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është hipokrite, ai që është me dy fytyra.
✱Sin.: shtinjake, shtiracake, dredharake, mashtruese, gënjeshtare.
MAHITÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që bën shaka e shpoti me të tjerët, ajo që bën mahi; shpotitëse, hokatare, shakaxheshë. Është një mahitare ajo!
2. Gënjeshtare, rrenacake. Përdor truke të ndryshme mahitare. Në kokë i erdhën mendime mahitare.
✱Sin.: hokatare, shakaxheshë, shpotitëse, gënjeshtare, rrenacake.
MASHTRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mashtron të tjerët; gënjeshtare; hileqare. Mashtruese e madhe.
✱Sin.: gënjeshtare, rrenacake, rremashe, rrengshore, dredharake, hileqare, hilanjose, hilemadhe, dinake, dhelparake, batakçeshë, sharlatane, njimtare.
MASK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I vë maskë në fytyrë dikujt.
2. I ndërroj veshjen dikujt, i vë mjekër a mustaqe të rreme etj., që të mos njihet. E maskoi djalin si konsull.
3. E fsheh një njeri a send duke e mbuluar me degë etj., që të mos duket ose të mos zbulohet nga të tjerët; kund. çmaskoj, demaskoj, zbuloj. Maskoj trupat (artilerinë, lëvizjet). Nuk u tregua i kujdesshëm të maskonte dritën e llambës.
4. fig. E fsheh një veprim, një pikëpamje, një ndjenjë, një qëllim etj. që të mos zbulohet a të kuptohet nga të tjerët; fsheh. Maskoj krimin si gjakmarrje. Maskon urrejtjen me buzë gënjeshtare. Nuk e maskonte shpërfilljen. I maskoi të dhënat personale të spiunëve.
5. mjek. E fsheh pas simptomave të një sëmundjeje tjetër. Simptomat e kësaj sëmundjeje kanë maskuar infeksionin e vërtetë.
6. fin. Nuk e tregoj ashtu siç është në të vërtetë, e fsheh pas diçkaje tjetër, e mbuloj (gjendjen financiare, fitimin etj.). Në rast se e maskon fitimin, paguan shumëfishin e asaj që ke maskuar.
✱Sin.: mbuloj, fsheh.
NJIMTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që njimton.
✱Sin.: gënjeshtare, mashtruese.
RREMÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gënjeshtare. Rremaket e lagjes.
✱Sin.: rrenacake, rrenaxhie, rremashe, gënjeshtërmadhe, mashtruese, profkatare, profkamadhe, beshtemadhe.
RREMÁSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që e ka zakon të gënjejë, gënjeshtare; ajo që nuk është e rregullt dhe e përpiktë në marrëdhëniet me të tjerët, që nuk e mban fjalën. Rremashe e paparë.
✱Sin.: gënjeshtare, rrenëse, rrenacake, gënjeshtërmadhe, profkatare, profkamadhe, beshtemadhe.
RRENACÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gënjeshtare. Rrenacakja u pendua.
✱Sin.: rrenëse, rremashe, gënjeshtërmadhe, mashtruese, profkatare, profkamadhe, beshtemadhe.
RRENAXHÍ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Gënjeshtare. Rrenaxhies i doli gënjeshtra.
✱Sin.: rrenëse, rrenacake, rrenamadhe, rremake, rremashe, gënjeshtërmadhe, mashtruese, profkatare, profkamadhe, beshtemadhe.
RRÉNËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gënjeshtare. Rrenëse e regjur.
✱Sin.: rrenacake, rrenaxheshë, rremash, gënjeshtërmadh, mashtrues, profkatar, profkamadh, beshtemadh.
VETULLBINJÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i ka vetullat të puthitura, me vetulla të bashkuara. Vajzë mori vetullbinjare / pse më dole gënjeshtare (kr. pop.).
✱Sin.: vetullpërpjekur, vetullbashkuar, vetullnakatosur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë